Politikë

Berisha kërkon heqjen e masës së arrestit, shtyhet seanca

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023.

E.K
Berisha kërkon heqjen e masës së arrestit, shtyhet seanca
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha vijon betejën e tij me drejtësinë për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” që i është dhënë që në fund të Dhjetorit, nga Gjykata e Posaçme. Seanca ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, është shtyrë. 

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ishte pjesë e një tjetër trupi gjykues dhe në të njëjtën kohë, përfundoi dhe orari zyrtar.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK më 23 janar ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani. Mbrojtja gjithashtu këmbëngul për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me arsyetimin se është në konflikt interesi me ish-kryeministrin.

Berisha ka kërkuar gjithashtu që të pajiset me leje të posaçme për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, por një gjë e tillë nuk i është pranuar deri tani. Nëse ai mungon 6 muaj në Kuvend, mund ti rrezikohet edhe mandati i deputetit. Nën masën e arrestit të shtëpisë vijon të mbetet dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi./ZËRI 

Poll

MOS HUMB