Politikë

Berisha: Rama, hjekësi i komandantëve të UÇK-së! Mban sekret rezultatet e censusit

Ai vijoi pa ndalur akuzat ndaj kryeministrit, të cilin e konsideroi vëllain siamez të diktatorit Enver Hoxha dhe armikun më të madh të popullit të Kosovës. Madje, kryeministri Rama e quajti dhe ‘hjekësin’ e udhëheqësve politikë të Kosovës të cilët ndodhen në Hagë.

F.m
Berisha: Rama, hjekësi i komandantëve të UÇK-së! Mban
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me zhvillimin e protestave nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku po qëndron në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Berisha mbajti fjalën si çdo natë, sipër dhjetëra mbështetësve që u grumbulluan sërish për ta mbështetur në betejën me drejtësinë dhe kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera, në fjalën që mbajti, Berisha u shpreh se nga Shqipëria, në tetë vite qeverisjë janë larguar mbi 33% e popullit shqiptar. Për këtë arsye, sipas kreut të Partisë Demokratike, Rama po mban sekret rezultatin e regjistrimit të popullatës. Berisha u shpreh se Rama nuk e nxjerr rezultatin, pasi do të ishte njësoj si të pranonte një genocid ndaj kombit të tij. Ai vijoi pa ndalur akuzat ndaj kryeministrit, të cilin e konsideroi vëllain siamez të diktatorit Enver Hoxha dhe armikun më të madh të popullit të Kosovës. Madje, kryeministri Rama e quajti dhe ‘hjekësin’ e udhëheqësve politikë të Kosovës të cilët ndodhen në Hagë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në një hark kohor të shkurtër, Edi Rama, mafia e tij më e rrezikshme në Europë, mafia e tij shtetërore, u sul me tërbim kundër fjalës së lirë. Mbylli televizione, media.  I shembi kryeqytetit dhe kombit, simbolin e mrekullueshëm, Teatrin e tij Kombëtar. Edi Rama një lloj si një bandit, pa ligj, moral, dinjitet, trajtoi shqiptarët në Astir, tek Unaza, njëlloj si një pushtues i egër. Mashtroi studentët.  Edi Rama në projektin e tij ogurzi të përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, vendosi votën e shqiptarëve, vullnetin e tyre, në kontrollin e tij, të bandave të tij, të parave të krimit të tij. Shqiptarë, atdhetarë kudo që jeni, mos harroni se në Tiranë sot është një armik i egër i Kombit shqiptar i cili në raport me pjesë të tjera të kombit është vëlla siamez me Enver Hoxhën. Rikujtoni pak pa bërë betimin fluturoi në Kosovë, e pritën si kryeministrin e Shqipërisë në parlament. Hyri si bandit, boshatisi parlamentin sepse fyeu historinë e Kosovës, arkitektin e pavarësisë së saj, të pavdekshmin Ibrahim Rugova. Beteja e tij kundër popullit të Kosovës, është beteja më e egër e zhvilluar ndonjëherë, pas asaj të Aleksandër Vuçiç. Sot ish-udhëheqësit politikë të Kosovës janë në Hagë. Ua them ju, ua them shqiptarëve se hjekësi i tyre është Edi Rama. Unë nuk di ndonjë rast, ndonjë luftë, ndonjë tragjedi natyrore që të ketë larguar nga vendi në 8 vite mbi 33% të një populli të një vendi.  Lufta e Dytë botërore më shkatërrimtare se në çdo vend tjetër ishte në Poloni. Polonia humbi 20% të popullit shqiptar. Shqipëria në 8 vitet e Edi Ramës humbi 33% e qytetarëve. Ai mban sekret prej kaq muajsh rezultatin e regjistrimit të popullatës.  Nuk e nxjerr se ajo është akuza më e rëndë e gjenocidit që kjo mostër kreu ndaj kombit të tij.  Ndaj dhe kjo tribunë, ky parlament i guximit njerëzor, i dinjitetit njerëzor, atdhetarisë dhe interesit kombëtar fton çdo shqiptar të bashkohet në këtë betejë.

Poll

MOS HUMB