Politikë

Blinken përjashtoi nga axhenda opozitën, Basha: Nuk futem në çorapet e pista të politikës

Basha tha se PD ka pasur dhe do të ketë takime me zyrtarë amerikanë

E.K
Blinken përjashtoi nga axhenda opozitën, Basha: Nuk futem në
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvend pak minuta para nisjes së seancën plenare, ku komentoi vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në Tiranë. Basha i uroi mirëseardhjen Blinken, ndërsa u pyet nga gazetarët se pse nuk kishte një takim të zyrtarit amerikan me përfaqësues të opozitës.

“I uroj mirëseraardhjen Antony Blinken, ne kemi pasur dhe do të kemi takime me përfaqësues të politikës amerikane. Nuk futem në çorapet e pista të politikës, që të komentoj më tepër mbi vizitën e zotit Blinken, e cila vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën.

Shpjegimi im nuk lë vend për porta të vogla. Do të dalë sërish. Sot është koha që shqiptarët mos të përtypin cic-micet e ditës që do të ushqejë me lopatë kryeministri, por të shohin përtej momentit”, tha Basha në hyrje të Kuvendit.

Në axhendën e Blinken në Tiranë, nuk parashikohet asnjë takim me përfaqësues të opozitës, ndërsa sekretari amerikan është dhe zyrtari që shpalli non grata Berishën rreth 3 vite më parë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB