Politikë

Bllokimi i gazetarëve në pikën kufitare me Greqinë, Rama: Situatë absurde për arsye të panjohura

Ai tha se kjo është diçka absurde që nuk duhet të ndodhë më.

I.F
Bllokimi i gazetarëve në pikën kufitare me Greqinë, Rama:
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama nga Selaniku foli për bllokimin e gazetarëve shqiptarë dje në pikën kufitare me Greqinë. Ai tha se kjo është diçka absurde që nuk duhet të ndodhë më. Më tej Rama, përmendi rastin e gazetarit Marin Mema, i cili u ndalua 12 vite më parë të hyj në Greqi për shkak të profesionit të tij.

“U shpreh keqardhjen gazetarëve nga Shqipëria, që u bllokuan për disa orë në kufi, për arsye të panjohura për ne, por duhet të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin një situate absurde që kurrë si ka ndodhur dhe s’mund ti ndodhë për asnjë arsye asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë. Meqë po flasim për gazetarët dhe lëvizjen e lirë të gazetarëve dua të besoj se ministri i jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke, do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane kërkesës që do t’ia drejtojmë zyrtarisht që nesër për rishikimin e një vendim absurd të autoriteteve greke 12 vjet më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema të futet në Greqi. Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, ai nuk ka bërë asgjë më shumë dhe asgjë me pak se sa punën e tij si gazetar i apasionuar pas gjurmëve të historisë së shqiptarëve. Nëse këndvështrimi i tij i historisë është i ndryshëm ndaj kujtoftë në Athinë që ka nxitur apo ka marrë vendim absurd për ti ndaluar hyrjen në një vend të BE si Greqia, ky s’mund të jetë shkak për ti hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Është masë ekstreme antidemokratike, që bie ndesh me çdo vlerë dhe parim të komunitetit europian”, tha Rama. /ZËRI

Poll

MOS HUMB