Politikë

Celibashi: KQZ ka rënë pre e sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve

Në një deklaratë për mediat, Celibashi ka zbuluar se sulmet kanë ardhur nga jashtë vendit dhe kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara.

k.m.
Celibashi: KQZ ka rënë pre e sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe zgjedhore, platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë gjendur përballë sulmeve kibernetike. Në një deklaratë për mediat, Celibashi ka zbuluar se sulmet kanë ardhur nga jashtë vendit dhe kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara. Edhe pse nuk jep detaje të tjera lidhur me çfarë kanë "prekur" hakerat, Celibashi shton se KQZ ka raportuar sulmet te institucionet përkatëse, si ato të sigurisë kibernetike.

"Kanë qenë të gjitha nga jashtë, të krahasueshme me sulmet që kanë pasur vende të tjera për situata të ngjashme, si Franca, Estonia. Mund të bëj publike sot së platformat e KQZ, duke filluar nga jo e regjistrimit të votuesve nga jashtë, janë gjendur nën sulme kibernetike. Kemi komunikimin me institucione përkatëse, si ato të sigurisë kibernetike dhe sot që lidhen me ndjekjen ligjore të këtyre rasteve sa herë që janë evidentuar. Nga informacionet që kemi, një pjesë e këtyre sulmeve nuk kanë qenë sulme diletantësh, por kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore. Kanë qenë të gjitha nga jashtë, të krahasueshme me sulmet që kanë pasur vende të tjera për situata të ngjashme, si Franca, Estonia,”- ka thënë ai.

Më pas u ndal më gjatë tek procesi i votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Celibashi ka theksuar se gjatë procesit të votimit dhe numërimit nuk ka pasur fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara.

“Ngelet të vlerësojmë pretendimet që lidhen me sa është respektuar integriteti i votës së shqiptarëve në procesin e marrjes së fletëve të votimit dhe të kthimit të tyre nëpërmjet shërbimit postar. Kjo vlen edhe për rastin e kthimit të dokumentacionit zgjedhor nga DHL te KQZ. Gjithë ky segment është zhvilluar nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të partive politike, të organizatave të shoqërisë civile. Ka qenë 24.7 i monitoruar nga kamerat. Për këtë arsye, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit dhe të vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të votuesve nga jashtë të ardhur në KQZ, si dhe tabelimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit për çdo qark,”- bëri me dije Celibashi. 

Komisioneri rendit edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar kërkesën e PD-së, e cila donte shfuqizimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për të mos i veçuar votat e Greqisë. Në fund, ai i bën me dije Partisë Demokratike se gjatë gjithë fazave të administrimit të procesit të votimit, që nga ajo e vulosjes së tyre e deri në numërim ka patur të pranishëm vëzhgues në sallë nga ana e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB