
TIRANË- Kryeministri Edi Rama shprehet i zhgënjyer nga Bashkimi Europian, i cili nuk ka reaguar ende dhe pse kanë kaluar tri ditë nga deklarata e presidentit të Republika Srpska për krijimin e Serbisë së Madhe me Malin e Zi dhe Kosovën brenda saj.
Përmes një postimi në "X", kreu i qeverisë shqiptare shkruan se pret që BE të thyejë heshtjen dhe të reagojë.
Edi Rama: Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!
Three days have passed since the dangerous and inflammatory remarks ëere made against Bosnia and Herzegovina, Kosova, and Montenegro. I must confess, I am surprised by the lack of reaction from our EU partners so far, and I sincerely hope that this silence ëill be broken as soon…
— Edi Rama (@ediramaal) October 31, 2023
Çfar deklaroi Milorad Dodik?
Tri ditë më parë në një intervistë për mediat serbe, presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik deklaroi se ka ardhur koha që serbët të kenë një shtet të vetëm me Kosovën dhe Malin e Zi brenda kufijve të saj.
"E vetmja gjë është zgjidhja Republika Srpska, Serbia dhe zonat serbe, Kosova dhe sigurisht edhe kthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb. Kjo është diçka që duhet respektuar si interes i fortë kombëtar serb në këto zona dhe të mos injorohet”, tha Dodik./Zëri.ai