Politikë

Dëmshpërblimi i ish-të burgosurve politikë/ Piroli 'përplaset' me Gjylametin! Açka bën autokritikë

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Flutura Açka ka bërë një autokritikë, ku ka pranuar se PD, gjatë qeverisjes së saj nuk ka bërë më të mirë për këtë shtresë.

E.K
Dëmshpërblimi i ish-të burgosurve politikë/ Piroli
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

TIRANË- Është zhvilluar me tensione dhe debate mbledhja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ku po diskutohej për shpërblimet e ish- të burgosurve politikë. Sipas deputetit demokrat Kastriot Piroli me këto ritme që po vijon me shpërblimet qeveria, kësti i fundit do të jepet në vitin 2054. Por menjëherë pas kësaj përgjigjen e mori nga kolegia e majtë Blerina Gjylameti.

Kjo e fundit u shpreh se deri në vitin 2013 dëmshpërblimi për ata që kanë humbur jetën në burgjet e komunizmit ishte ‘’faqja e zezë’’. Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Flutura Açka ka bërë një autokritikë, ku ka pranuar se PD, gjatë qeverisjes së saj nuk ka bërë më të mirë për këtë shtresë.

Kastriot Piroli: Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë me këtë ritëm që ka qeveria e Partisë Socialiste do të mbarojë në vitin në 2054-ten.

Blerina Gjylameti: Nëse duhet të bëjmë politikë, politikë bëjmë gjithë ditën. Politikën me jetën e njerëzve nuk bëhet. Deri në 2013 i nderuar kolegë dëmshpërblimi për ata që kanë humbur dhe jetën në burgjet e komunizmit ishte faqja e zezë.

Flutura Açka: Faj kemi shumë të madh, e djathta që me ardhjen në pushtet nuk vuri pikat mbi “i” dhe i la gjërat të shkojnë shtrembër dhe kanë vazhduar të jenë shtrembër./ZËRI

Poll

MOS HUMB