Politikë

Deputetët ikin në Gjermani për të parë kombëtaren/ Seanca e të enjtes afrohet me një ditë, javën tjetër pushim

Seanca e të enjtes do të mbahet nesër.

f.t
Deputetët ikin në Gjermani për të parë kombëtaren/
foto ilustruese

TIRANË-Teksa jemi vetëm pak ditë para nisjes së Euro 2024, të gjithë tifozët po shkojnë drejt Gjermanisë. Por pjesë e tyre janë edhe deputetët shqiptarë, të cilët do të shikojnë nga afër përballjen e parë të kombëtares shqiptare me Iltalinë. 

Një pjesë e mirë e tyre do të udhëtojnë që të enjten drejt Gjermanisë dhe për këtë arsye Kuvendi ka menduar t’u bëjë atyre, seanca e parashikuar pikërisht për të enjten është shtyrë për të mërkurën (nesër). Gjithashtu ata që do të qëndrojnë më gjatë për të parë edhe përballjen e dytë me Kroacinë, kanë mësuar se edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare.

Disa deputetë njoftuan TCH se një pjesë e mirë e tyre do të udhëtojnë më makina për në Gjermani, për të pasur më shumë mundësi të lëvizin nga data 15 pas ndeshjes në Dortmund, deri në 19 qershor kur do të zhvillohet përballja me Kroacinë në Hamburg.

Poll

MOS HUMB