Politikë

Apeli i dha vulën Berishës, reagon Alibeaj: Vendimin e zbatojmë pikë për pikë!

Alibeaj u shpreh se do ta zbatojnë vendimin e Apelit për Vulën e PD-së pikë për pikë.

f.t
Apeli i dha vulën Berishës, reagon Alibeaj: Vendimin e zbatojmë
Enkelejd Alibeaj

TIRANË-Apeli vendosi që të mospranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, duke njohur Rithemelimin si PD zyrtare. Pas këtij vendimi, Alibeaj u shpreh se do ta zbatojnë qëndrimin e Apelit për Vulën e PD-së pikë për pikë. I pyetur nga gazetarët para se të futej në mbledhjen me Bashën, Alibeaj nuk komentoi gjatë.

Ndërkohë, edhe deputeti Kreshnik Çollaku, tha se do respektojnë vendimin e Apelit. Ai tha se është deputeti i PD dhe do mbetet deputet i PD.

'I qëndroj atyre që kam deklaruar. Ka një vendim të gjykatës që kemi detyrimin ta respektojmë. Do komunikojmë më tej. Jam deputeti i PD dhe do mbetem deputet i PD. Vendimi është marrë, e respektojmë,"-tha Çollaku.

Vula e Partisë Demokratike tashmë është në duar të Sali Berishës. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Apelit, trupa gjykuese e të cilës vendosi që t'i dorëzojë vulën "Rithemelimit". /ZËRI

Poll

MOS HUMB