
TIRANË- Është zhvilluar me debate dhe tensione të forta mbledhja e kësaj të marte e Komisonit Hetimor Parlamentar për koncensionin e “Check-Up” dhe “Sterilizmit”. Debatet u kryesuan nga kryetarja demokrate e komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetari socialist Plarent Ndreca. Pika e parë e përplasjes mes tyre ishin ekspertët e palëve në komison. Sipas Vokshit, duhet që të lexohen të dyja planet e të dyja palëve dhe të vendoset deri të enjten një plan i përbashkët. Ndërsa, Ndreca nënvizoi se ekspertët duhet të bien dakord për planin.
Pjesë nga debate:
Albana Vokshi: Ju zoti Ndreca po dëshmoni se doni ta bllokoni këtë Komision.
Plarent Ndreca: Ne bëjmë plan hetimor. Ja ku është kalendari. Ky është kalendari i punës të Planit Hetimor. Ka plan Hetimor të Komisionit, Komisionet e përhershme kanë plane pune.
Albana Vokshi: Ju e lexoni ligjin siç doni vetë. Do të njihet publiku me planin. Çfarë halli keni, pse po fshiheni? Të lexohet plani ynë dhe juaji dhe të enjten të diskutohen të dyja palët. Kërkesat janë dakordësuar.
Plarent Ndreca: Fryma e ligjit konsideron se ekspertët bien dakord për një plan hetimor. Ne nuk kemi publikuar planin hetimor në respekt të punës së ekspertëve. Ekspertët duhet të bien dakord për planin. Të lexohen planet dhe pas 1 apo disa ditësh thjesht të votojmë.
Më pas përplasja ka vazhduar për mënyren që sipas socialistëve, Albana Vokshi drejton komisionin, duke e quajtur të njëanshme. Në debat u përfshinë dhe deputetë të tjerë.
Plarent Ndreca: Mezi durove një orë për t’u hequr si e paanshme. E vërteta është që ju jeni iniciatorët e komisionit hetimor, por nuk mund të vijoni të vetëm, duhet të respektoni vendimin e parlamentit. Kërkesat për informacion janë në funksion të planit. Kërkesat paraprake s’kanë më sens. Jemi në pikën kur miratohet Plani Hetimor pastaj vijohet me provat. Mos ndërhy se është thyerje etike. Mos iu mbivendos fjalës time. A mund të silleni si kryetare e këtij komisioni, nuk jemi në mbledhje partie. Miratohet Plani i Hetimit sipas propozimit të ekspertëve.
Më pas pati një debat mes Petrit Vasilit dhe Plarent Ndrecës, ku u përfshinë dhe Albana Vokshi dhe Edmond Spaho.
Pjesë nga debate:
Albana Vokshi: Hilet i keni ju profesion. Do marr masa nëse iu ndërhyn kolegëve. Z Ndreca iu tërheq fjalën disa herë, mos bëj kokofoni këtu, nuk punon dot me konfliktin tënd të interesit, nuk mbulon dot abuzimet me koncesionet.
Plarent Ndreca: Keni proces-verbalin, që të shmangen lojërat e fjalëve. Lexoni proces-verbalin e seancës.
Edmond Spaho: Ndreca, turp të të vijë. Turp i madh që merremi me këto gjëra. Debati është kur flasin dëshmitarët, ju keni nisur sherre për çështje të thjeshta e formale.
Petrit Vasili: Ndreca, pse thua hileqar? Të të vijë zor.
Plarent Ndreca: Këto thuaji te familja jote.
Petrit Vasili: Ik mor andej.
Nuk kishte si të mungonte sjellja e Reality Show-ut Big Brother në Komisionin Hetimor. Deputetët e të dyja palëve iu kundërpërgjigjen njëri-tjetrit duke përfshirë garën e banorëve VIP me garën politike në Kuvend. Ka qenë socialisti Ilir Metaj ai që i është drejtuar kryetares së Komisonit se nuk është në “Albana Vokshi Fun Club”, ndërsa Korreshi me ironi iu drejtua socialistëve duke i pyetur se: Ku është dhoma e rrëfimit? Kjo erdhi pas propozimit të PS që ministrat të pyeten tek e tek ne Komision.
Pjesë nga diskutimi:
Ilir Metaj: Për fat të mirë apo të keq jemi në komisionin hetimor të shëndetësisë dhe jo në Albana Vokshi Fun Club. Nuk pranojmë rolin e statistikës në skenarin e shkruar nga ju. Mund të doni që koha e komisionit të mos ketë opinionet tona dhe të mbushet me zhurmën e zërit tuaj të artikuluar por nuk funksionon kështu.
Saimir Korreshi: Ideja është që a të ulemi të bëjmë një produkt? Na thoni se ku do ta montojmë dhomën e rrëfimit, meqë ministrat do rrëfejnë atje. Do të rrëfehen tek e tek. Pse çfarë jemi ne Sigurimi i Shtetit që do të merren ministrat tek e tek? Pse tek e tek? Do ndajmë lekë ne atje, do bëjmë pazare? Ne nuk po biem dakord për kalendarin, do jetë me foton e Interit apo Milanit.
Çfarë kërkon PS?
Socialistët kanë kërkuar që në seancë dëgjimore të pyeten të gjithë ministrat e shëndetësisë, që nga 2006 deri më sot. Po ashtu PS kërkon që të zhvillohen seanxa dëgjimore me të gjithë ish-drejtuesit e QSUT, që nga 1 tetori 2009 (kontrata është lidhur në tetor 2009) për të evidentuar se çfarë përpjekjesh janë bërë për ti vënë në punë pajisjet e centralit të sterilizimit dhe çfarë pengesash kanë hasur.
Seanca dëgjimi me profesorë apo ish profesorë (në pension) të QSUT.
Mentor Petrela
Etmond Celiku
Arben Beqiri
Nikollaq Kacani
Mustafa Xhani
Arvin Dibra
Seanca dëgjimi me drejtues apo ish drejtues spitalesh (mjeke kirurge, obsteter gjinekolog)
Arben Zeneli ish drejtues i Trauma
Bruna Mersini drejtore e SR Vlore
Senad Halluni drejtor i SR Shkoder
Alban Ylli (Check – up)
Artan Goda (Check – up)
Mihal Tase (Check – up)
Agron Ylli (Check – up)
Myftar Barbullushi (Check – up)
Seanca dëgjimi me mjekë të parësorit, drejtues të QSHve Tirane dhe jashte Tirane
Seanca dëgjimi me drejtues të shoqatës së mjekëve të familjes
Seanca dëgjimi me punonjës/drejtues të ATRAKO për ndjekjen e koncesioneve
Seanca dëgjimi me punonjës/drejtues të APP për kuadrin rregullator plotësues të koncesioneve
Seanca dëgjimi me MF për procesin e miratimit të studimit të fizibilitetit dhe monitorimin e kontratave koncesionare.
Irena Beqiri ish zv.Ministre e Financave.
Geraldina Prodani ish Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave
Arjan Dyrmishi ish Drejtore e Politikave Fiskale.
Gentian Opre Drejtor i Buxhetit.
Seanca dëgjimi me MSH për procesin e zbatimit të kontratës koncesionare
Seanca dëgjimi me FSDKSH për procesin e zbatimit të kontratës koncesionare.
Albana Adhami ish Drejtore e FSDKSH
Spartak Zekja Drejtor i FSDKSH
Seanca dëgjimi me Audituesit e KLSH-së për procesin e auditimit të koncesioneve objekt hetimi.
Nerenxa Llapashtica audituese e KLSH
Alketa Kalleshi audituese e KLSH
Blerim Shkurti auditues i KLSH
Erion Gjini auditues i KLSH
Anxhela Nesturi audituese e KLSH
Eduart Stefani auditues i KLSH
Klarenc Xhaferraj auditues i KLSH
Irma Idrizaj auditues i KLSH
Fatmir Zilja auditues i KLSH
Melina Kabo audituese e KLSH
Semiram Jakupi auditues i KLSH
Seanca dëgjimi me Administratorët e kompanive koncesionare.
Admir Dacin administrator i Sani Servis
Altin Fani administrator i PPP Life Logistic
Artan Kalleshi drejtor teknik në Sani Servis
Seancë dëgjimi me z. Gjergj Koja pergjegjes i sektorit te Infeksioneve Spitalore ne ISHP ne vitet 2012 – 2013
Seancë dëgjimi me z. Gazmend Bejtja dhe z. Erol Çomo mjeke anetare te grupit te punes qe ka hartuar Check Up.
Ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Sterilizimin dhe Check-Up në shëndetësi u ngrit pas një marrëveshjeje të arritur nga Partia Socialiste me atë demokratike. Por të dyja këto koncensione janë nën hetim nga SPAK. I pari, ai i Sterilizimit, ka sjellë deri më tani arrestimin dhe ngritjen e akuzave ndaj ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Nën hetim janë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Këto koncensione në Shëndetësi kanë ngritur pikëpyetje për korrupsion dhe abuzime. Madje dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur vazhdimisht pikëpyetje duke i konsideruar ato si një përdorim “joefikas” i fondeve publike. Po ashtu, edhe opozita ka ngritur herë pas herë akuza se koncensionet kanë qenë abuzim i pastër me paratë e buxhetit të shtetit./ZËRI