Politikë

"Dëshmitë në komisionin e TIMS janë tronditëse", Bardhi: Dorëzova kërkesën për mocion me debat

Demokarti ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) duhet të veprojë shpejt për lidhjen mes politikës e krimit.

f.t
"Dëshmitë në komisionin e TIMS janë
Gazmet Bardhi

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ka depozituar në Kuvend kërkesën për mocion me debat. Demokarti ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) duhet të veprojë shpejt për lidhjen mes politikës e krimit. Bardhi ka komentuar mbledhjen e djeshme në komisionin hetimor për TIMS, ku tha se janë dhënë dëshmi tronditëse.

Bardhi: SPAK të veprojë shpejt për lidhjen mes politikës e krimit. Opozita pret që SPAK të përmbushë misionin për të goditur krimin e organizuar e të mbajë përgjegjësi politikanë t që prej 11 vitesh dhunojnë çdo proces zgjedhor, me ndihmën e krimit të organizuar.  Apeloj çdo qytetar të marrë pjesë në protestën e orës 10:00 duke shprehur vendosmërinë se nuk pajtohemi me faktin që një qeveri e një vendi anëtar të NATO-s të miratojë ligje e të fuqizojë grupe kriminale. Në emër të grupit të PD i bëj thirrje Nikollës të respektojë Kushtetutën e Rregulloren. Kërkesa për mocion me debat, duhet të ishin mbledhur sot Konferenca e Kryetarëve për të caktuar kohën për debat. Nëse mendon se do t’ia hedhë me injorim të kërkesën, kjo do ishte e pranueshme për grupin tonë Qytetarët dje nuk kishin mundësi të ndiqnin ato që ndodhën në TIMS, por dëshmitë janë tronditëse. Ajo që ka thënë opozita që sistemi TIMS keqpërdoret, është konfirmuar dje në komisionin e TIMS, prandaj duan mbylljen e dyerve se e përdorin për tu shërbyer grupeve kriminale. Kur t’i kërkojë SPAK, ata të gjenden në Dubai, kjo është qeveria e Ramës. Edi Rama kërkon bashkëpunim aleancë vetëm me krimin e organizuar, i keqpërdor zgjedhjet, dhe më pas vendos qeverinë në favor të tyre. Dua të konfirmoj qëndrimin e grupit tonë parlamentar, Edi Rama është përgjegjës për forcimin e krimit të organizuar në vend.

Poll

MOS HUMB