Politikë

DHL kërkon 9.2 mln euro për votën e diasporës, KQZ refuzon: Paguajmë vetëm zarfet për të cilat ka firma

Duke qenë se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kërkon saktësisht numrin e dërgesave për shtete të veçanta, ka refuzuar të kryejë pagesën.

F.I
DHL kërkon 9.2 mln euro për votën e diasporës, KQZ refuzon:
fatura

TIRANË-Në përfundim të procesit të transportimit të votës së diasporës, kompania postare DHL ka prerë fatura tatimore dhe i kërkon KQZ së vlerën e plotë të kontratës prej 9,2 mln euro. Faturat e prera nga kompania postare të ndara vetëm në bazë të muajve dhe dërgimit/kthimit, pa shpjeguar saktësisht numrin e dërgesave për shtete të veçanta, ashtu si kërkohet nga KQZ-ja.

Duke qenë se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kërkon saktësisht numrin e dërgesave për shtete të veçanta, ka refuzuar të kryejë pagesën. KQZ kërkon nga kompania postare kopje elektronike të firmave të zgjedhësve që kanë tërhequr zarfin me votë për çdo shtet.

Burimet pranë KQZ pohojnë se do të paguhen vetëm transportet e zarfeve të rregullt me firmë, dhe jo ato që nuk kanë nënshkrim fare, apo kanë shenja të tjera si vizë (_) apo pikë (.) në vend të firmës.

Poll

MOS HUMB