Politikë

Ç'do ndodhë sot? Spiropali në Kongresin e PS: Ka shumë dilema, se kush ikën dhe kush vjen

Në fjalën e saj në Kongresin që po mbahet sot, Spiropali tha se PS duhet të ribëjë vetëveten.

k.m.
Ç'do ndodhë sot? Spiropali në Kongresin e PS: Ka
Elisa Spiropali

TIRANË- Ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por ministria e Partisë Socialiste për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar hamendësimet për ndryshimet që mund të bëhen sot në strukturën e PS. Në fjalën e saj në Kongresin që po mbahet sot, Spiropali tha se PS duhet të ribëjë vetëveten.

"Jemi e vetmja alternativë që e dimë se çfarë duhet, miq e kundërshtarë indiferentë ne të tjerë kam pritshmëri se çfarë do të ndodhë sot, vendimet ndikojnë në jetën e çdo individi dhje jetën e vendit. Dëshmon jo vetëm rëndësinë e PS por edhe peshën e jashtëzakonshme të përgjegjësisë që pos ka në veprimtarinë e saj. Shumë horoskopë kanë hamendësuar se çfarë do të ndodhë sot, se kush ikën dhe kush vjen, ka shumë dilema nga publiku nëse do të notojmë në të njëjtat ujëra apo do të ndryshojmë me guxim dhe kurajë. Do të mbetemi robër të vetëkënaqësisë si zgjedhje e vetme apo do të ofrojmë zgjidhje të reja dre3jt stacionit të afërt të zgjedhjeve të përgjithshme,"-u shpreh Spiropali./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB