Politikë

ME VRAP! Desh u rrëzua...Ilir Meta reciton anglisht në pyjet e Qafështamës: Këtu edhe oksigjeni është mbretëror

Ilir Meta shfaqet në një video duke vrapuar, derisa ndalon në një moment tek një pemë për të "folur" me kamerën.

k.m.
ME VRAP! Desh u rrëzua...Ilir Meta reciton anglisht në pyjet e
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është rikthyer sërish videove në rrjetet sociale, madje edhe recitimeve! Meta shfaqet në një video duke vrapuar, derisa ndalon në një moment tek një pemë për të "folur" me kamerën.

“Mirëmëngjes nga Qafë Shtama, aty ku jo vetëm uji, por edhe oksigjeni është mbretëror,”-thotë Meta.

Ndërkohë, kjo nuk ishte videoja e vetme që ai ndau në rrjetet e tij sociale. Për ndjekësit e tij, presidenti i PL-së recitoi anglisht një poezi të poetit amerikan Henry Wadsworth Longfellow dedikuar heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. 

"Përshëndetje të gjithë matjanëve dhe krutanëve dhe shqiptarëve këtu nga maja më e lartë mbi Qafështamë. Një përshëndetje me poemën për heroin tonë kombëtar Skëndërbeun nga poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow,"-shton Meta. 

E më pas, reciton vargjet:

"And his heart was merry within
When he crossed the river Drin,
The city Croia called,
The city moated and walled,
The city ëhere he was born, —
And above it the morning star."

MOMENTI ME VIDEO: 

Poll

MOS HUMB