Politikë

DOKUMENTI/ Familja Basha pronarë në 'Lion', 246 m2 i kushtuan Aurelës gati 5 mln €

Sipas dokumentave të siguruara, bashkëshortja e Bashës, Aurela është pronare e 246 m2 katrorë në “Lion Residence”. Gjithsej 2 144 m2 në pronësi të familjes së bashkëshortes së Lulzim Bashës kushtuan plot 4.6 milion €.

k.m.
DOKUMENTI/ Familja Basha pronarë në 'Lion', 246 m2 i
Lulzim dhe Aurela Basha

TIRANË- Disa javë më parë, nga Foltorja e Kuvendit, Gazment Bardhi akuzoi Lulzim Bashën se ishte bërë pronar i dy kateve tek kulla ‘Lion’, Tiranë. Pretendimet e Bardhit, i cili i kontaktuar nga "Zëri.ai", nuk u përgjigj kurrë për rastin, janë faktuar nga emisioni "Kronos". Sipas dokumentave të siguruara, bashkëshortja e Bashës, Aurela është pronare e 246 m2 katrorë në “Lion Residence”. Gjithsej 2 144 m2 në pronësi të familjes së bashkëshortes së Lulzim Bashës kushtuan plot 4.6 milion €.

Por si qëndron e vërteta?

Në datën 31 gusht 2021, Xhafer Çerçiz Isufi, vjehrri i ndjerë i Lulzim Bashës, së bashkë me kunatin e tij, Erion Isufin, kanë lidhur një kontratë sipërmarrje me kompaninë “Lion Construction sh.p.k” për të porositur 985.5 m2 sipërfaqe në pallatin Lion Residence, për të cilën kanë paguar 1.478.250 euro.

DOKUMENTI/ Familja Basha pronarë në 'Lion', 246 m2 i

Me një llogari të thjeshtë, metri katror në këtë rezidencë është blerë me 1500 euro. Pas blerjes së bërë, më 8 shkurt 2022, kjo kontratë është regjistruar pranë Agjencisë së Kadastrës.

DOKUMENTI/ Familja Basha pronarë në 'Lion', 246 m2 i

Por duke qenë se Xhafer Isufi ishte ndarë nga jeta në fund të muajit janar, pasuria u nda tek dy fëmijët e tij. Xhane Isufi trashëgoi aksionet e të shoqit, që më pas u ndanë përgjysmë tek dy fëmijët e saj: Erion Isufi dhe Aurela Isufi Basha.

“Xhane Isufi trashëgon aksionet/kapitalet dhe të gjitha fitimet e çdo lloji që rrjedhin tani dhe në të ardhmen në cilësinë e ortakut për shoqëritë ‘Landmark Technologies’ dhe ‘Moveo Albania Technology’ dhe përfitimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të të ndjerit nga momenti i nënshkrimit të testamentit dhe në të ardhmen, trashëgimtarë të vetëm të këtyre pasurive do të jenë Aurela Basha (Isufi) dhe Erion Isufi, me pjesë të barabartë ½ secili,” thuhet në deklaratën noteriale.

DOKUMENTI/ Familja Basha pronarë në 'Lion', 246 m2 i

Pra, gjithsej Aurela Basha rezulton përfituese për 246.4 metra katrorë, e cila duke marrë parasysh çmimin bazë prej 3000 eurosh, merr një vlerë prej 738 mijë euro. Por edhe pse vlera mesatare, apo ajo e reklamuar nga agjensitë e shitjeve shkon në 3000-4000 euro për metër katror, familja Isufi e ka marrë për 1500 euro/ m2. Në katin e parë të ndërtesës, kompania "Moveo Albania Technologies" në pronësi 20% të Erion Isufit; 20% të Xhane Isufit (vjehrra e Bashës) dhe 60% në pronësi të shoqërisë italiane Moveo s.r.l., ka regjistruar kontratën e sipërmarrjes të firmosur më 8 nëntor 2021 për blerjen e 1158.6 m2 sipërfaqe për vlerën 3.150.396 euro. Për këtë sipërfaqe, çmimi për metër katror është llogaritur 2719 euro.

DOKUMENTI/ Familja Basha pronarë në 'Lion', 246 m2 i

"Zëri.ai" në bazë të të dhënave të lëna në Qendrën Kombëtar të Biznesit, zbuloi se vetë Erion Isufi disponon zyrë në katin e parë të ‘Lion Residence’. Gjithashtu, në të dyja katet e blera ka zyra për pesë kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës si: Landmark Communications, Landmark Premium Print, Moveo Albania Technology dhe Landmark Technologies, si dhe për dy mediat, Revista ‘Story’ dhe ‘Elegancë’.

Sipas Kronos, kompania ka paguar parapagime për pasuri materiale 3.57 milion euro, ndërsa 1 milion e 91 mijë euro kanë shkuar për konsulenca në vitet 2021 dhe 2022.

"Moveo Albania Technologies rezulton me fitim të mbartur në vlerën 1.26 milion euro. Erion Isufi bashkë me bashkëshorten e tij Stela Dhami kanë porositur dy apartamente në rezidencën “Lion”, njërin me sipërfaqe 376 m2 dhe tjetrin me sipërfaqe 142 m2 dhe dy vende parkimi. Lion Residence është një nga ndërtesat më të reja në kryeqytet e vendosur në brendësi të Liqenit Artificial, një zonë që ka patur debate dhe kundërshti nga organiztat mjedisore dhe aktivistët nëse duhet lejuar apo jo ndërtimi."

Gjithashtu u zbulua se të ardhurat e raportuara nga kompania ishin zero dhe 7 muaj pas lejes, biznesmeni Bardhjus Bushaj ble 75% të aksioneve dhe 25% të tjera kalojnë për Gjysho Merkon për një vlerë totale prej 162 mijë euro. Një muaj më pas Bushaj blen edhe 25% të aksioneve të tjera të firmës për 40 mijë euro dhe bëhet pronar me 100% të kuotave dhe nis ndërtimin e godinës. Më pas, shet gjysmat e aksioneve për Erion Ginën për vlerën 81 mijë euro. Në nisje, kompania kishte deklaruar 0 të ardhura, por që nga marrja e lejes dhe deri në nisjen e ndërtimit ka arritur të marrë kredi 4.7 milion euro kredi në 3 banka të ndryshme. Si shpërblim, ka mbledhur 17 milion euro vetëm për parapagime të porosive të apartamenteve.

Lidhur me familjen Basha, Kronos dërgoi një kërkesë për informacion pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për të verifikuar nëse kjo pasuri është deklaruar nga Lulzim Basha dhe nga bashkëshortja Aurela Basha. Por ende nuk ka asnjë përgjigje. 

SI NISI DEBATI NË KUVEND?

Nga Foltorja e Kuvendit, Gazmend Bardhi, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha në të shkuarën, e akuzoi atë si pronar të dy kateve, te një nga ndërtesat më të shtrenjta të kryeqytetit “ Lion Residences”; nga ana tjetër Lulzim Basha e konsideroi shpifje këtë akuzë, duke e sfiduar Gazmend Bardhin me zbardhjen e të vërtetës nga Prokuroria.

Pjesë nga debatet:

Basha: Më 4 shtator ju keni bërë një njoftim, u bë një muaj nga njoftimi. Do bënit publik vendimin tuaj, fakti është që s’keni bërë asnjë vendim, merrni zvarrë përfaqësimin e PD, duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës dhe jo sipas kushtetutës dhe ligjit për partitë. Fshiheni pas një akti siç është rregullorja e kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi me një muaj vendimmarrjen për ti dhënë PD përfaqësimin që ka në Kuvend. Sot flisni për vendime të grupit të PD, nuk ka, janë interpretimet tuaja të njëanshme. Dihet mirë pse i bëni, se kështu e doni opozitën pa grup të formalizuar. E doni siç e kishit në Kukës doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, por kjo nuk është në dorën tuaj. Jepni fund kësaj maskaradë është detyra juaj të shpreheni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike, pro kodit zgjedhor siç e keni për detyrë. Nëse e keni vendosur në kulisat tuaja, aleancat me kullat e errëta ki guxim e thuaji shqiptarë që je pjesë e asaj aleance.

Bardhi: Parafolësi është i vetmi që ka marrë dy kate ndërtimi në një kullë që po ndërtohet muajt e fundit në Tiranë. Ti je i vetmi kryetar partie që je i vetëshpallur, nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD-së, je thjesht një i rikthyer pas një viti e gjysmë mungesë.

Basha: Prisja një përgjigje nga ty zonja kryetare dhe jo nga autorët e kësaj zallamahie

Bardhi thotë nga vendi: Kulla, kulla, kulla

Basha: Për ata që ndyjnë gojën me akuza, votoni vetingun e politikanëve. Pas këtyre akuzave, prokuroria ose nis hetimet për mua, ose të nisi për gojëçarapet shpifës.

Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha e zhvendosën debatin në distancë. Bardhi iu qëndroi akuzave, duke dhënë më tej dhe emrin e rezidencës ku Basha sipas tij ka blerë dy kate, e madje është marrë edhe vetë me mobilimin e tyre, bëhet fjalë për ‘Lion Rezidencë’ e cila është e ndërtuar në hyrje të liqenit Artificial. Përveç kësaj, Bardhi tha se Basha ka shkuar në garazhin e Ilir Shtufit, pronarit të kullës 64-katëshe që pritet të ndërtohet te 9-katëshet në Tiranë, dhe i ka kërkuar atij falje.

“Ju e dini se kush është kulla më e shtrenjtë në Tiranë, është ajo në hyrje të liqenit. Ka kaq kohë që po merret vetë zoti me mobilimin e këtyre ambienteve, që do të përdoren si njësi banimi, por edhe si njësi biznesi. Nuk kam qenë unë, por ka qenë zoti Basha ai që ka shkuar në garazhin e pronarit të kullës 64-katëshe për ti kërkuar ndjesë, nuk kam shkuar unë. Nëse unë kam shpifur të më çojë në Gjykatë, por të mos e bëjë si me Veliajn që harroi të shkonte në seancë. Familjarët e zotit Basha janë pronarë të dy kateve në “Lion Rezidencë”, shkoni dhe merrni kamerën ta verifikoni”, u shpreh Bardhi para gazetarëve.

Më herët, Basha para tij, kishte deklaruar para gazetarëve se familjarët e tij kanë të ligjshme dhe kanë të deklaruar çdo qindarkë të bizneseve të tyre. Ai akuzoi Bardhin se tashmë është duke bërë avokatin e babait të Zenit, duke nënkuptuar Berishën.

“Përgjigja ime ishte aty. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi", tha Basha.

Lulzim Basha u zotua dhe përpara gazetarëve se akuzat e Gazmend Bardhit janë shpifje, ndërsa ky i fundit pretendonte se e kishte dhe me video takimin me zotin Shtufi. Por kur ka kaluar thuajse një muaj...deklaratat kanë ngelur në vendnumëro./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB