
TIRANË-Është zbardhur marrëveshja mes PS-së dhe PD-s, e arritur në Konferencën e Kryetarëve. PS dhe PD kanë arritur marrëveshjen, për të ngritur Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Heti mor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.
U vendos në parim që të ngrihen të dyja komisionet e mësipërme, që ishin edhe shkaku i nisjes së aksionit të opozitës në Kuvend që nga 19 tetori i vitit 2023 e deri më sot. Konferenca e Kryetarëve ka arritur gjithashtu dakortësinë në parim për një tjetër çështje që shkaktoi bllokimin e veprimtarisë normale të Kuvendit, që ishte përfaqësimi me ato që opozita cakton vetë në proceset e Reformave. Palët kanë rënë dakord në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 cakton Çuçi – 2 cakton Bardhi).



Ditën e sotme në orën 16:00 mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja e Kryetarëve mbahet për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PD dhe 8 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PS-së. Përbërja e Komisionit caktohet me vendim të veçantë të Kuvendit./ZËRI