Politikë

Dosja 'Babale'/ Salianji publikon dokumentin: Fredi Alizoti është paguar me para nga drejtuesit e policisë

Deputeti demokarat pretendon se pas marrjes së pagesave, Fredi Alizoi ka ndryshuar dëshminë lidhur me çështjen “Babalja”, ku ai fillimisht denoncoi Agron Xhafajn për trafik droge.

F.I
Dosja 'Babale'/ Salianji publikon dokumentin: Fredi Alizoti
Ervin Salianji

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar përgjimet telefonike mes ish-drejtorëve të policisë Fier dhe shtetasin Alfred Alizoti. Deputeti deklaron se Alizoti është paguar nga ish-drejtuesit e policisë, ndërsa në bisedën e përgjuar duket se Nushi dhe Alizoti flasin për pagesa. Salianji në një konferencë për mediat tha se ditën që nga selia e kësaj partie ka bërë denoncimi ndaj Agron apo Geron Xhafajt, vëllai i Fatmir Xhafajt, i cili jetonte i lirë pas dënimit, ai vazhdonte aktivitetin e tij të paligjshëm, u vendosen ne levizje mekanizma per te devijuar hetimet. Deputeti demokarat pretendon se pas marrjes së pagesave, Fredi Alizoti ka ndryshuar dëshminë lidhur me çështjen “Babalja”, ku ai fillimisht denoncoi Agron Xhafajn për trafik droge.

Sipas tij, ngjarje është montuar dhe devijuar qëllimisht nga prokurorët e çështjes të shkarkuar nga vettingu. 

Dosja 'Babale'/ Salianji publikon dokumentin: Fredi Alizoti
DOKUMENTI
Dosja 'Babale'/ Salianji publikon dokumentin: Fredi Alizoti
DOKUMENTI
Dosja 'Babale'/ Salianji publikon dokumentin: Fredi Alizoti
BISEDAT
Dosja 'Babale'/ Salianji publikon dokumentin: Fredi Alizoti
BISEDAT

“Qindra komunikim e mes drejtuesve më të lartë të policisë shtetit, këto janë vetëm një pjesë të publikimeve që po bëjmë dhe që ndodhen në dosjen zyrtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ka dhjetëra komunikime të tjera mes drejtorit të përgjithshëm, ish-drejtorit të përgjithshëm, ish-drejtuesve të policisë së shtetit, dhe ish prokurorit të çështjes, Gentian Osmanit, kur në të gjitha raste vendosen për të marrë para, kohën kur do të bëhej arrestimi fals, ku Alfred Alizoti të bënte burg në këmbim të parave. Datën në të cilën drejtuesi i policisë së Fierit, i thotë që shefi i madh është jashtë shtetit, përkon me datën kur Fatmir Xhafaj ishte në Kroaci. Pra gjithçka është vendosur, e gjithë sajesa në lidhje me gjyqin për kallëzimin e pabërë, është paraqitur në gjykatë vetëm që të shmanget nga dënimi i ri, vëllai i ministrit të brendshëm të kohës, përveç kësaj, gjyqtari që është i përfshirë në çështje, i cili është tërhequr në gjykime të tjera të mëparshme, për shkak se “njihte avokatin tim”, më pas i ka ikur konflikti i interesit dhe ka marrë përsipër të bërë diçka të pamendushme që nuk është në funksion të ligjit. Dosjet e plota do të depozitohen në SPAK për pengimin e zbardhjes të së vërtetës për shpërdorim detyrë në formën e grupit të struktura kriminal. Kjo ngjarje është montuar dhe devijuar qëllimisht nga prokurorët e çështjes të shkarkuar nga vettingu. Nga ish drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, ish ministri i Bredhshim Fatmir Xhafaj dhe ish drejtuesit e policisë së Fierit, të cilat do t’u vendos komunikimet e përgjuara nga  Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nga të gjitha provat rezulton se Albert Veliu dhe Geron Xhafaj, qelizat telefonike tregojnë se të tre, në pothuajse 1 orë, kanë qëndruar në të njëjtin vend, që përkon të jetë në lokalin e Geron Xhafajt. Tre ditë më pas, në shkelje dhe në kundërshtim me ligjin, në vend që të hetonin Geron Xhafajt për trafikun e drogës, autoritetet e lejuan që të shkojë edhe të kryejë dënimin në Itali”-tha Salianji.

Gjykata vendosi të shtyjë vendimin për Ervin Salianjin, duke qenë se procesi ishte goxha i gjatë dhe trupa e gjykuese vendosi që shpalljen e vendimit ta bëjë në datë 26 shtator ora 13.00. Në përfundim të seancës, deputetit demokrat u shpreh se nuk ka prova që mund ta inkriminojë. Salianji tha se procesi ndaj tij është i montuar dhe dirigjuar nga mazhoranca.

Çfarë është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Për dosjen, Salianji u dënua me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi./ZËRI

Poll

MOS HUMB