Politikë

Drafti për Zgjedhoren, Alibeaj: S'jam dakord për votën me postë. Pazar për Ramën

Alibeja kërkon që emigrantët të votojnë në mënyrë të monitoruar në vendet ku janë, të regjistrohen pa pasur në nevojë të deklarojnë vendbanim zyrtar atje.

f.t
Drafti për Zgjedhoren, Alibeaj: S'jam dakord për votën me
Enkelejd Alibeaj

TIRANË-Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar një Pazar draftin për Reformën Zgjedhore të dakordësuar mes PS dhe PD. Alibeaj u shpreh se nuk është dakord që votimi të kryhet me postë. Sipas tij shqiptarët nuk duhet të paguajnë me paratë e tyre dhe duhet të ketë regjistrim zyrtar në vendin e huaj që të kualifikohet si zgjedhës. Alibeaj kërkon që emigrantët të votojnë në mënyrë të monitoruar në vendet ku janë, të regjistrohen pa pasur në nevojë të deklarojnë vendbanim zyrtar atje.

Enkelejd Alibeaj: Ky komision ka për detyrë të bëjë transparencë për iniciativë për secilat parti politike, por do duhej të bëjë transparencë edhe për diçka më tepër. Atë që se bërë ju, po bëj unë. Gjysmë orë me parë, në emailit zyrtare tona ka ardhur një dokument, pr.ligj pa numër, pa datë, s’ka të firmosur asgjë nga askush. Ky është propozim i rënë dakord nga dikush me dikë? Ka ardhur në email dhe çdo vëmendje e arsyeshme fillon e mendon që është iniciativë ligjore, duhet të dalë zot dikush. Nuk qenka Gjiknuri. Serioziteti duhet të jetë i tillë, me të vërtetë duhet të bëjmë detyrën tonë për të sqaruar inicitaivat individuale, por s’duhet të jemi hipokritë.

Ky është drafti final i arritur nga pazari. Po jap dy pasazhe për të kuptuar njerëzit, pazari është i thjeshte, në nenin 4 të këtij pr.ligji është parashikuar lidhur me çështjen e herësit të famshëm. Listat 30% janë të mbyllura, nuk është as rregulli i mëparshëm i 10 mijë votave. Nëse do kishte dikush të kalonte këtë mur, tashmë kjo nuk është e mundshme. Bie ndesh me kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me votën e diasporës s’ka çudi, është vendosur votë me postë, me pagesë, me pikatore. Diaspora për të cilën të gjithë përbetohen do ta ketë me paratë e tyre, me pikatore, aq sa do partia në pushtet. Nuk jam për votën me postë. Vota më postë me këto kushte të regjistrohesh brenda 60 ditëve, për 3 muaj, të regjistrohesh duke pasur një vendbanim atje ku je, kjo është pengesa e parë. Duhet të kesh regjistrim zyrtar në vendin e huaj që të kualifikohesh si zgjedhës. U dashka që të paguajë postën ai shqiptari atje me lekët e tij.

Ai ka ikur jashtë se s’ka para. Në funksion të plotësimit të atij bishti të fundit, mandatin e fundit. Këta e kanë në dorë ta marrin dhe ta rrëmbejnë atë mandatin e fundit ndaj çdo partie tjetër, i kanë patronazhistët jashtë Shqipërisë shkuan në mes të Athinës dhe Milanos dhe çuan gjithë shtetin. Kanë mundësinë për ta keqpërdorur votën e emigrantëve në favor të tyre. Kjo do jetë një mënyrë se si mund të keqpërdoret një e drejtë kushtetuese. Të votojnë në mënyrë të monitoruar në vendet ku janë, të regjistrohen pa pasur në nevojë të deklarojnë vendbanim zyrtar atje. Ajo se çfarë po bëhet sot, nuk është se po bëhet një Reformë Zgjedhore e minutës së fundit, me një Pazar të bërë natën fshehtas, sot po i dhurohet mandati i katërt Ramës në tavolinë. S’ka nevojë sot më për zgjedhje, e ka marrë, e ka blerë pushtetin dhe mandatin e katërt. Dhe bashkë me të mbetet e vetmja gjë, si të ruajmë ndonjë karrige për vete.

Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për votën e Diasporës. Sipas draftit palët kanë rënë dakord që emigrantët, duhet të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së dhe duhet të paraqesin dokumentet e një adrese të saktë. Sipas këtij drafti votimi do të realizohet me postë dhe ky shërbim do të përzgjidhet në operator ndërkombëtar me reputacion serioz. Palët gjithashtu kanë rënë dakord që 2/3 e listës së deputetëve të jetë e hapur dhe 1/3 të jetë ekskluzivitet i kryetarit të partisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB