Politikë

Drejtori i Bashkisë Vlorë lyen godinën ngjyrë rozë: Luani duket nga strofulla

Nga pamjet, godina duket se është lyer me ngjyrë rozë. Më pas, ai shpjegon se është marrë dhe me sinjalistikën, duke rifurnizuar efektivët me radio e pajisje të reja.

F.m
Drejtori i Bashkisë Vlorë lyen godinën ngjyrë rozë:
Emiljano Islamaj

VLORË- Emiljano Islamaj, drejtori i ri i Policisë Bashkiake të Vlorës ka vendosur të bëjë ndryshime ‘rrënjësore’ që në momentin që ka marrë këtë post. Në një intervistë për televizionin lokal “6+1 Vlora”, Islamaj thotë se fillimisht ka rikonstruktuar godinën, për të pasqyruar ‘luanin’ që qëndron brenda.


Nga pamjet, godina duket se është lyer me ngjyrë rozë. Më pas, ai shpjegon se është marrë dhe me sinjalistikën, duke rifurnizuar efektivët me radio e pajisje të reja.

Drejtori i Bashkisë Vlorë lyen godinën ngjyrë rozë:
Godina

“E nisëm me ndryshime. Siç thotë një shprehje, Luani duket nga strofulla e tij, ndaj edhe ne nisëm me një rikonstruksion që siç e shikoni nuk është në gjendjen e duhur. Direkt, gjëja e parë që bëra. Dhe pjesa e sinjalistikës, radipt, zyra e informacionit është kthyer sërish, merren ankesat dhe regjistrohen të gjitha,”- thotë ai./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB