Politikë

Shtyhet mes debateve votimi për "Zgjedhoren" në Kuvend, Bardhi bllokon foltoren

Para se të ndodhte kjo, debate dhe diskutime të forta “ndezën” sallën e Kuvendit. Bardhi bllokoi foltoren ndërsa Çuçi nuk nu lejua të flasë. Kjo bëri që drejtuesja e seancës Ermonela Felaj ta ndërpriste.

E.K
Shtyhet mes debateve votimi për "Zgjedhoren" në Kuvend,
Deputetët e opozitës zënë vendet e ministrave

TIRANË- Pas dështimit të seancës së sotme plenare ku maxhoranca nuk votoi ndryshimet e kërkuara nga grupi i Partisë Demokratike për Komisionin e Reformës Zgjedhore, demokratët kanë “zaptuar” Kuvendin.

Siç mund të shihet dhe në foto deputetët e opozitës kanë zënë vendin e ministrave, ndërsa kreu i grupit Gazment Bardhi ka zgjedhur të qëndrojë në vendin e kryeministrit Edi Rama.

Shtyhet mes debateve votimi për "Zgjedhoren" në Kuvend,
Situata në Kuvend pas debateve

Para se të ndodhte kjo, debate dhe diskutime të forta “ndezën” sallën e Kuvendit. Bardhi bllokoi foltoren ndërsa Çuçi nuk nu lejua të flasë. Kjo bëri që drejtuesja e seancës Ermonela Felaj ta ndërpriste.

Jashtë sallës së Kuvendit kreu i PD-së, Sali Berisha e cilësoi si një "atentat vdekjeprurës" anulimin e seancës që sipas tij, bëhet me qëllimin që të jetë maxhoranca ajo që të diktojë anëtarët e opozitës në Komisionin e Referomës Zgjedhore. 

Sali BerishaKy përbën një atentat vdekjeprurës për pluralizmin parlamentar. Deputetë e opozitës bën të pamundur për të bllokuar këtë votim. Pucistët shtyjnë votimin për një javë. Jemi në prag të një situate që nuk ka ekzistuar kurrë në këtë parlament. Nuk kam ndonjë besim se Edi Rama do të tërhiqet. Nuk ka ligësi dhe krim politik të cilin ai nuk është i aftë ta kryejë, por edhe ne do të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona për të mbrojtur pluralizmin parlamentar si kushti i të gjitha kushtet për funksionimin e parlamentit.

Ndërkohë Gazment Bardhi u shpreh se ka tentativë të qartë nga grupi parlamentar i PS-së për të penguar përfaqësimin e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore me qëllim zvarritjen e kësaj reforme.

Gazment Bardhi: Ka tentativë të qartë nga grupi parlamentar i PS-së për të pennguar përfaqësimin e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore me qëllim zvarritjen e kësaj reforme.  Nëse opozitës në kuvend i mbyllet çdo hapësirë institucionale kuvendi nuk mund të funksionojë. Parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB