Politikë

Samiti i Granada-s/ Rama: Shqipëria s'është për ti mbajtur ison Kosovës! Bëmë maksimumin

Për marrëdhënien e “tensionuar” mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës, Rama tha se Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë për Kosovën. Por sipas tij,  Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet dhe analizave që bëhen në Prishtinë.

E.K
Samiti i Granada-s/ Rama: Shqipëria s'është për ti
Edi Rama

SPANJË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga takimet e zhvilluara me liderët europianë në kuadër të samitit të Granada-s. Kreu i qeverisë tha se formati i takimeve është ndryshe nga takimet e zhvillura më herët.

Ai tha se është takuar me homologun suedez me të cilin ka biseduar rreth inteligjencës artificiale. Po ashtu në fokus ka qenë dhe tema e emigrantëve të paligjshëm. Për këtë Rama shprehet se ka folur me kryeministren italiane Georgia Meloni dhe Presidentin francez Emannuel Macron.

Edi Rama: Këtu formati është me tryeza të ndryshme. Pasi kemi bashkëdrejtuar me kryeministrin e Suedisë për inteligjencën artificiale kemi pasur edhe të tjera, me atë të ltalisë dhe Presidntin Macron për çështjen e lobimit dhe emigracionin e paligjshëm. Kemi folur për eksperiencat tona të mëparshme, për vitet 2000, eksperienca të mira me Italinë në dy qeveritë dhe eksperienca të zkaonshme në Francë etj. Dhe në këtë aspekt vazhdon funksionon ky komunitet, ku krijohen tryeza e grupe të ndryshme për të çuar përpara pjesë të axhendës së përbashkët Evropiane.

Lidhur me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, kryeministri Rama tha se nuk diskuton data dhe muaj, pasi për të e rëndësishme është që Shqipëria e ka hapur rrugën e saj për në BE.

Edi Rama: Unë nuk merrem fare me datat. Ajo që është e rëndësishme është se Shqipëria e ka hapur rrugën e negociatave, Shqipëria është duke punuar intensivisht çdo ditë me Brukselin, ne jemi në rrugën tonë. Çështja e anëtarësimit në BE është një çështje e dyanshme, nga njëra anë ne duhet të bëjmë të gjitha detyrat e shtëpisë, që duhet ti bëjmë për vete, natyrisht është dhe vendimarrja e Komisionit Europian, që është një vendimarrje sovrane dhe lidhet dhe me aspekte politike.

Sa i përket Kosovës, Rama u shpreh se nuk ka pasur një diskutim specifik. Për marrëdhënien e “tensionuar” mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës, Rama tha se Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë për Kosovën. Por sipas tij,  Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet dhe analizave që bëhen në Prishtinë.

Edi Rama: Jo nuk kemi pasur diskutim specifik për të, natyrisht unë vazhdoj bëj timen. Vazhdoj i qëndroj bindjeve të mia sepse s’janë spontane por janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i roli të Shqipërisë në Rajon dhe në marrëdhëniet e Kosovës. Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë për Kosovën. Por Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet dhe analizave që bëhen në Prishtinë, është për të qenë në funksion të Kosovës dhe të njohjes së pavarësisë së Kosovës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB