
TIRANË- Në seancën e sotme në Kuvend, Lulzim Basha mbrojti qëndrimin e opozitës në Komisionin për Reformën Zgjedhore, që sipas tij prodhoi dy paketa me produkte konkrete.
Basha akuzoi disa herë për pazar mes PS-së dhe Rithemelimit.
“Produktin e keni brenda, e para kundër vjedhjes së votës, ndëshkimin e praktikave korruptive dhe paketa e dytë që e keni brenda që s’keni dëshira as ta votoni dhe as të bëni transparencë”, tha Basha.
Pikërisht duke iu referuar shprehjes së Bashës “e keni produktin brenda”, deputeti demokrat, Ervin Salianji i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ta dënojë kreun e PD-së për gjuhën e përdorur.
“Pse nuk e dënon për gjuhë jo parlamentare”, iu drejtua Salianji Nikollës.
Megjithatë Basha u përjashtu disa minuta më pas nga Lindita Nikolla, për shkak se bllokoi për minuta të tëra foltoren e Kuvendit./ZËRI