Politikë

E largoi si kryeparlamentare, por i dha 'timonin' e politikës së jashtme, reagon Spiropali: Përgjegjësi e re...bashkë drejt së ardhmes europiane!

Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali shpreh mirënjohjen për besimin e kryeministrit, teksa thotë se detyra e re është një përgjegjësi e madhe për të pas periudhës kur drejtoi Kuvendin e Shqipërisë. 

zh.ll
E largoi si kryeparlamentare, por i dha 'timonin' e politikës
edi rama-elisa spiropali

TIRANË- Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste e emëroi ministre për Europën dhe Punët e Jashtme. Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali shpreh mirënjohjen për besimin e kryeministrit, teksa thotë se detyra e re është një përgjegjësi e madhe për të pas periudhës kur drejtoi Kuvendin e Shqipërisë. Spiropali thekson se prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë do të jenë prioritet i punës së saj, ndërsa integrimi i Shqipërisë në BE brenda 2030 sipas saj, është një mision historik.

“Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik.

Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë, kanë qenë dhe do të jenë detyra e nderi i jetës sime. Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes europiane”- shkruan Spiropali.

Spiropali. Ish-kryetarja e Parlamentit është zgjedhur sot prej kryeministrit Edi Rama si emri i ri që do të drejtojë shërbimin tonë të jashtëm. Rama tha se në fazën e re ku jemi, duhet të jetë një profil politik por edhe "aftësi për të mos i pushuar goja"./ZËRI

Poll

MOS HUMB