Politikë

E ndarë mes 'Big Brother' dhe Kuvendit, ndëshkohet Ori Nebiaj, rekord gjobash ndër deputetë

Nebiaj mban rekordin si deputetja që është gjobitur me shumën më të madhe, plot 60 mijë lekë vetëm për muajin korrik e ndjekur nga deputetja Andia Ulliri me një gjobë prej 51 mijë lekësh.

M.M
E ndarë mes 'Big Brother' dhe Kuvendit, ndëshkohet Ori
Oriela Nebiaj

TIRANË- Deputetët, të cilët mungonin në seancat plenare dhe komisione nuk i kanë shpëtuar gjobave. Një prej tyre është edhe deputetja e Partisë Demokratike Oriela Nebiaj, e cila ishte opinioniste në "Big Brother Albania 3". Nebiaj mban rekordin si deputetja që është gjobitur me shumën më të madhe, plot 60 mijë lekë vetëm për muajin korrik e ndjekur nga deputetja Andia Ulliri me një gjobë prej 51 mijë lekësh, të dhëna këto të publikuara nga borderorja e Kuvendit.

Nebiaj, në muajn Janar mori leje në Kuvend, për angazhimin si opinioniste në Big Brother, në televizionin ku ajo bëri edhe karrierë për shumë vite si moderatore e programit të mëngjesit. Nebiaj u bë pjesë e Kuvendit në Nëntor të vitit 2022, teksa mori mandatin e Grida Dumës, e cila la karrierën e saj si politikane.

Me sa duket angazhimet e tjera nuk i kanë lënë vend që ajo të jetë e pranishme në çdo seancë plenare dhe tashmë është e detyruar të paguajë këtë penalitet./ ZËRI

Poll

MOS HUMB