
TIRANË- Në muajin korrik, që përmbylli sesionin parlamentar, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë ndëshkuar me gjoba për mungesat në seanca plenare dhe komisione. Ndëshkimet variojnë nga 10 deri në 60 mijë lekë, me maxhorancën që kryeson listën me 15 deputetë të penalizuar. Ndër socialistët, Blendi Klosi, Eduard Shalsi dhe Pandeli Majko kanë marrë gjoba prej 10 mijë lekësh të reja, ndërsa Agron Çela nga opozita është ndëshkuar me 50 mijë lekë (po ashtu të reja). Rekordi i penalitetit për muajin korrik shkon për Oriola Nebijaj me 60 mijë lekë gjobë, ndërsa 13 deputetë të tjerë të opozitës kanë marrë ndëshkime nga 10 deri në 40 mijë lekë të dhëna këto të publikuara nga borderorja e Kuvendit.
Deputetët e gjobitur të mazhorancës:
Agron Çela 51,192 lekë
Plarent Ndreca 30,730 lekë
Paulin Sterkaj 30,715 lekë
Tatiana Nurçe 20,477
Bardhyl Kollçaku 20,477 lekë
Laert Duraj 20,477 lekë
Nasip Naço 20,477 lekë
Lavdrim Krrashi 20,477 lekë
Antoneta Dhima 10,238 lekë
Fadil Nasufi 10,238 lekë
Alban Xhelili 10,238 lekë
Ilir Topi 10,238 lekë
Blendi Klosi 10,238 lekë
Eduard Shalsi 10,238 lekë
Pandeli Majko 10,238 lekë
Deputetët e gjobitur të opozitës:
Orjola Nebijaj 61,431 lekë
Andia Ulliri 51,192 lekë
Enkelejd Alibeaj 40,954 lekë
Flutura Açka 32,202 lekë
Gëzim Ademaj 20,477 lekë
Merita Bakiu 10,238 lekë
Lulzim Basha 10,238 lekë
Arbi Agalliu 10,238 lekë
Eralda Bano 10,238 lekë
Orjola Pampuri 10,238 lekë
Saimir Korreshi 10,238 lekë
Agron Gjekmarkaj 10,238 lekë
Albana Vokshi 10,238 lekë
Sesioni parlamentar i këtij viti nuk ka qënë ndër më të qetët. Janë votuar ligje mes kaosit dhe tymuesve, mes zjarrit dhe zhurmës, gjithashtu u shënua edhe rekordi i seancën parlamentare me te shkurtër, vetëm pesë minuta ku u miratua buxheti 2024. Parlamenti në Shqipëri votoi edhe projektligjin që rrit pagat për pozitën e presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe punonjësve të administratës publike. Deputetët e majtë dhe të djathtë i bashkuan votat pa nguruar për pagat e tyre./ ZËRI