
TIRANË- Presidenti francez Emmanuel Macron pritet që të vizitojë Tiranës sëshpejti. Lajmin e ka bërë me dije Ministri për Tregtinë e Jashtme dhe Francezët Jashtë Vendit Olivier Becht.
Lideri francez pritet të vizitojë vendin tonë gjatë muajit të ardhshëm por ende nuk ka një datë të konfirmuar. Përmes një interviste për TCH, Becht bën me dije se vizizta e Macron do të jetë në kuadër të procesit të Berlinit.
Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të BP në Bashkimin Evropian. Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces – Austri, Kroaci, Francë, Gjermani, Itali, Slloveni dhe Mbretëria e Bashkuar së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai është ndihmë shtesë e procesit institucional të integrimit në BE të shteteve, bazuar në miratimin e acquis-communautaire./Zëri