Aktualitet

Emona Muçi dhe Gentiana Muçaj zgjidhen anëtare të KLGJ-së

Tashmë pritet rezultati për dy pozicionet e tjera, në garën mes gjyqtarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë

D.XH
Emona Muçi dhe Gentiana Muçaj zgjidhen anëtare të
KLGJ

TIRANË- Gjyqtarja Emona Muçi është shpallur fituese e garës për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për pesë vitet e ardhshme, nga radhët e Gjykatës së Apelit.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë të trupës së gjyqtarëve për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga Gjykata e Apelit rezultoi fituese Emona Muçi me 133 vota, ndërsa Irida Kaçerrja mori 92 vota.

Në KLGJ, nga radhët e Gjykatës së Apelit, i përfundon mandati, Dritan Hallunajt. Për sa i përket garës për vendin vakant të anëtarit të KLGJ-së nga radhët e gjykatave të Shkallës së Parë, fituese është shpallur Gentiana Muça me 114 vota, duke marrë dy vota më tepër se Alma Kodraliu.

Tashmë pritet rezultati për dy pozicionet e tjera, në garën mes gjyqtarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë. Fituesit do të zënë vendin që do të lihet i lirë nga përfundimi i mandatit të gjyqtareve Marçela Shehu dhe Brikena Ukperaj.

KLGJ ka në total 240 gjyqtarë. Sot nënshkruan praninë e tyre në sallë 236 gjyqtarë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB