Aktualitet

Vrasja e Klodiana Vefës, babai shokon me deklaratën: Ta kishte tradhëtuar, ia bëja hallall

Babai i Klodianës hedh poshtë dyshimet se vrasja ka ndodhur për shkaqe të tradhëtisë nga vajza e tij

E.K
Vrasja e Klodiana Vefës, babai shokon me deklaratën: Ta kishte
Klodiana dhe Alfred Vefa

TIRANË- Vrasja e Klodiana Vefës dhe më pas vetëvrasja e autorit Alfred Vefa, ishte një ngjarje shokuese që tronditi mbarë opinionin publik në Itali.

Shkak dyshohet xhelozia, pasi sipas mediave italiane çifti ishte duke u ndarë dhe madje Klodiana kishte një raport tjetër me një shtetas italian, i cili nuk ishte pranuar nga Alfredi.

Por babai i Klodianës, në një rrëfim në emisionin “Me zemër të hapur” ka hedhur poshtë këtë version. Ai tha se Klodiana nuk kishte asnjë lidhje tjetër dhe se nuk kishte dijeni për konflikte mes të bijës dhe dhëndrit. Madje sipas tij, Alfredi punonte me djalin tjetër, të cilit i thoshte vëlla.

Ai bëri deklaratën e fortë se do ia bënte “hallall” dhëndrit vrasjes e së bijës nëse ajo do e kishte tradhtuar.

Gjithsesi ai ngriti dyshime të forta për vëllain e Alfredit, si një nga shkaktarët e krimit, pasi sipas tij kishte folur keq për Klodianën, kur imazhi i saj në komunitetin ku jetonte ishte shumë i dashur.

“Unë kam qëndruar 25 ditë në Itali dhe nuk kam kuptuar asgjë. Nuk e dija që kishin probleme. As armën nuk e dija që e kishte. Do ia bëja hallall vrasjen Alfredit nëse do ishte e vërtetë tradhtia. Por them se ka gisht kunati i saj. Ai ka folur keq për të, pak kohë para vrasjes ishte takuar me Alfredin. Ne do ta zbardhim të vërtetën”, tha babai i 37-vjeçares.

Ajo që e bën të rëndë deklaratën e babait të Klodianës, është legjitimi i vrasjes së saj në rast se shkak do të ishte tradhëtia. Ngjarja e rëndë ndodhi në javën e fundit të Shtatorit në Itali, ku Klodiana Vefa u qëllua me plumb në kokë, ndërkohë që bashkëshorti i saj i dha fund edhe jetës së tij të nesërmen. Çifti la pas dy fëmijë, për të cilët ka nisur edhe mbledhja e ndihmave ekonomike nga komuniteti bnë Firenze ku ata jetonin./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB