Politikë

Evi Kokalari e ‘vendosur’: S’ka mbrojtje për Ramën! Berisha në burg, familja e tij do zhduket nga politika

Kokalari thotë se është e vendosur që kryedemokratin Sali Berisha do ta çojë në shtëpi ose në burg.

F.m
Evi Kokalari e ‘vendosur’: S’ka mbrojtje për Ramën!
Evi Kokalari

TIRANË- Evi Kokalari ka reaguar sërish, pasi Partia Demokratike ka prezantuar programin, ndërsa Partia Socialiste çeli zyrtarisht fushatën në sheshin “Skënderbej”. Në një postim në profilin e saj në Facebook, Kokalari thotë se është e vendosur që kryedemokratin Sali Berisha do ta çojë në shtëpi ose në burg, ndërsa familjen e tij do ta zhdukë nga politika. Edhe për kryeministrin Ed iRama thotë se nuk do të ketë mbrojtje më.

Postimi:

Idioteve te dobishem qe vazhdojne thone se kjo eshte personale;

Personale duhet ta kete cdo demokratet qe eshte genjyer qe ne 1990 dhe e gjitha Shqiperia qe ja morren peng demokracine ne momentin me te brishte qe si popull patem mbas renies se komunizmit.

Prandaj - idioteve te dobishem ju them, sot jam me e vendosur se kurre qe Berisha do shkoj ne shtepi (a burg) dhe e gjithe familja do zhduket nga politika, dhe vendi do dale nga mocali ku vegjetoni ju qe flisni si injorante, se vetem injorantet nuk arrijne te kuptojne se ne cfare mocali e keni kthyer Shqiperine.

S'ka Paul Manafort & Chris LaCivita ta shpetoj Berishen dhe s'ka Jared Kushner a Ivanka Trump qe do mbroj Edi Ramen ne te ardhmen. Ju qe s'kuptoni qe keta jane ne Shqiperi per para dhe s'duan t'ja dine per ju - veshtire te kuptoni detajet e tjera.

Imagjinoni cfare turpi per LaCiviten te ulet dy karrige larg LSI - Levizjes SOCIALISTE per Integrim. Turp qe ndot aq emer sa beri nga Donald Trump.

Fundjave te mbare. Beteja e radhes sapo ka fillur.

Qellim - shkaterrimi i Sali Berishes dhe i budallenjve qe e ndjekin!! Kur te bjeri Berisha, do bini te gjithe - si loja e dominos.

Poll

MOS HUMB