Politikë

FT+VD/ Rama shtron iftar në muajin e Ramazanit! Bën bashkë artin, politikën dhe median

Kryeministri kishte zgjedhur që të ulej në tavolinë krah ish-Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe bashkëshortes së tij Linda Rama. Ndërsa në tavolinë me ta ishte dhe soprano Vikena Kamanica dhe të ftuar të tjerë.

E.K
FT+VD/ Rama shtron iftar në muajin e Ramazanit! Bën bashkë artin,
Edi Rama gjatë iftarit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shtruar këtë të hënë iftar për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit. Iftari u shtrua në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe bëri bashkë emra të njohur të të politikës dhe medias. Po ashtu dhe krerë të besimit islam në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij për të pranishmit kreu i Qeverisë u shpreh se vakti i iftarit nuk është i zakonshëm, ndërsa falenderoi të ftuarit për praninë e tyre.

Rama tha se pjesëmarrja në iftar “është formë agjërimi më vete, përulje ndaj traditave shpirtërore ndaj tjetrit, shprehja e një kumti paqeje, në një hapësirë si kjo e atdheut tonë, të qenit të ndryshëm në fe nuk ka bërë njerëz të grindur për Zotin”.

Kryeministri kishte zgjedhur që të ulej në tavolinë krah ish-Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe bashkëshortes së tij Linda Rama. Ndërsa në tavolinë me ta ishte dhe soprano Vikena Kamanica dhe të ftuar të tjerë.

FT+VD/ Rama shtron iftar në muajin e Ramazanit! Bën bashkë artin,
Pamje nga iftari
FT+VD/ Rama shtron iftar në muajin e Ramazanit! Bën bashkë artin,
Pamje nga iftari
FT+VD/ Rama shtron iftar në muajin e Ramazanit! Bën bashkë artin,
Eraldo Rexho
FT+VD/ Rama shtron iftar në muajin e Ramazanit! Bën bashkë artin,
Kastriot Tusha
FT+VD/ Rama shtron iftar në muajin e Ramazanit! Bën bashkë artin,
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Edi Rama: Të dashur miq, nga zemra ju falenderoj që pranuat ftesën të merrni pjesë në këtë sofer iftari tashmë tradicionale. Njësoj siç e mirëpresin agjëruesit, edhe unë mezi e pres ta ofroj këtë iftar së bashku me Lindën dhe me ndihmën e kujtdo angazhohet që sofra të ketë frymën e një mbrëmjeje që nuk na mbledh bashkë as feja, as gjuha, as puna që bëjmë në të përditshmen tonë, apo ideja e çdokujt për Zotin, por ndjesia e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë, e lidhjes me diçka të ngjashme, të cilë i gjejmë emra të ndryshëm, por i ndjejmë afërsinë e papërkufizueshme Vakti i iftarit nuk është i zakonshëm dhe kur ndodh këtu, është një ndarje buke mes më të fortëve që duke agjëruar mposhtin dobësinë e trupit dhe më pak të fortëve që të agjëronin nuk mundën apo nuk deshën. Sigurisht është virtyt t’i nënshtrohesh disiplinës së agjërimit në këtë muaj të madhërishëm, pavarësisht se unë bëj pjesë te kategoria e më pak të fortëve e shoh të virtytshme e shoh të arsyeshme uljen e jo agjëruesve në sofër. Pjesëmarrja në iftar është formë agjërimi më vete, përulje ndaj traditave shpirtërore ndaj tjetrit, shprehja e një kumti paqeje, në një hapësirë si kjo e atdheut tonë, të qenit të ndryshëm në fe nuk ka bërë njerëz të grindur për Zotin./ZËRI

Poll

MOS HUMB