Politikë

‘Gërdeci’, dëshmia e rojes në fabrikë: Flakët u përhapën me shpejtësi

Roja Fejzi Shehu tha se flakët u përhapën me shpejtësi të madhe në godinë, për shkak të barutit.

D.XH
‘Gërdeci’, dëshmia e rojes në fabrikë:
Gerdeci

TIRANË – Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Gërdec, më mars 2008.

Mes personave që kanë dëshmuar në gjyq, ka qenë edhe roja zëvendësues i fabrikës së demontimit të armëve, Fejzi Shehu.

“Unë kam qenë roje tek porta kryesore e fabrikës së demontimit të armëve, aty futeshin punëtorët dhe dilnin kamionët. Ditën kur ka ndodhur shpërthimi, kam qenë në punë. Isha te porta kryesore, kur më ka ardhur një familjar i një personi, që më kërkoi ushqim.

Kam hyrë brenda dhe kam parë një karrocë që kishte marrë flakë. Zjarri po përhapej me një shpejtësi të madhe, nga baruti në fabrikë. Më pas aty kam mësuar se bëheshin saldimet e karrocave të dorës. Kam parë shtetasin Qemal Deliu, që dilte e hynte me leje të përgjegjësit. Emrin e Deliut e kam pësuar më vonë’, ka thënë roja.

SPAK ka rihapur çështjen e Gërdecit, duke marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në shpërthimin e Gërdecit, ndërruan jetë 26 persona. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB