Politikë

Qeveria “Rama 4”, lëvizje në 3 ministri, emrat që shkarkohen dhe emërohen

Pas prezantimit të qeverisë Rama 4, një sërë ndryshimesh janë kryer dhe në postet e zëvendësministrave

E.K
Qeveria “Rama 4”, lëvizje në 3 ministri, emrat që
qeveria rama 4

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, që është zhvilluar pa kryeministrin Edi Rama, janë miratuar disa ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar.

Miriam Shyti është caktuar në detyrën e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në të njëjtën kohë, Endrit Yzeiraj është liruar nga ky post dhe është transferuar në Ministrinë e Financave, ku do të ushtrojë funksionin e zëvendësministrit, detyrë të cilin e ka mbajtur dhe më herët, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Delina Ibrahimaj.

Yzeiraj zëvendëson Erjona Bejlerin, e cila është larguar nga posti që mbante më parë në këtë ministri.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave:

Miriam Shyti emërohet zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Endrit Yzeiraj lirohet nga detyra si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe emërohet zëvendësministër i Financave.

Erjona Bejleri lirohet nga detyra si zëvendësministre e Financave.

 

Poll

MOS HUMB