Politikë

4 propozimet e Bashës për Zgjedhoren, nga listat e hapura te sistemi propocional kombëtar

Alibeaj tha se grupi që ai përfaqëson është i hapur ndaj çdo propozimi që do të vijë nga grupi Berisha-Bardhi

E.K
4 propozimet e Bashës për Zgjedhoren, nga listat e hapura te sistemi
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Enkelejd Alibeaj, ka dalë në konferencë për mediat, pak minuta para nisjes së mbledhjes së këtij komisioni, ku grupimi Berisha-Bardhi ka paralajmëruar se nuk do të jenë të pranishëm.

Alibeaj ka bërë me dije propozimet e PD-së së Lulzim Bashës, që janë: Listat e hapura, vota e diasporës, sistemi propocional kombëtar vetëm me një zonë zgjedhore, si edhe votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë vendin.

Gjatë kësaj deklarate, Alibeaj bëri thirrje që në mbledhje të merrnin pjesë dhe kolegët e tjerë të tij në opozitë.

“E para çështje ka të bëjë me listat e hapura. Propozimi i PD përcakton se sistemi zgjedhor në Republikën e Shqipërisë duhet të jetë me lista të hapura. Do të jenë shqiptarët ata që caktojnë se kë të zgjedhin.

Sistem proporcional: Bazohen në barazinë e votës. Vota e çdo shqiptari në Tiranë, Kukës, Fier të ketë të njëjtën peshë. Është sistemi më i thjeshtë që garanton këtë barazi të votës. Kjo shkon në interesin e shqiptarëve.

E treta, ka të bëjë me votimin dhe numërimin elektronik. Shqiptarët në 2025 meritojnë të votojnë në mënyrë të qartë, të shpejtë, pa rrezikun se vota e tyre do të shpallet e pavlefshme. Garanton edhe nxjerrjen e rezultateve në një kohë të shpejtë.

E katërta, ka të bëjë me votën e diasporës. Ne kemi propozuar që çdo shqiptar që ndodhet jashtë territorit të Republikës ka të drejtë që në zgjedhjet parlamentare të votojë. Është një instrument për t’i bërë shqiptarët që ndodhen jashtë të interesohen për fatin e Shqipërisë.

Është interesi i opozitës, por edhe shqiptarëve. Duke qenë se në komision, janë të përfaqësuara të gjitha partitë opozitare, besoj se është detyrimi i të gjithëve ne të marrim pjesë në komision dhe të mbrojmë interesin e shqiptarëve. I bëj thirrje kolegëve të marrin pjesë. Ky është një nga instrumentet për t’u përballur me këtë regjim dhe me këtë kryeministër”, u shpreh Alibeaj.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, që e pyetën nëse ishte legjitime që ai të vijojë të mbajë postin e bashkëkryetarit, kur pjesa më e madhe e deputetëve kanë dalë kundër tij, Alibeaj nuk preferoi që të tërhiqej nga qëndrimi i mbajtur deri tani.

Pse nuk kërkoni votëbesim?

“Unë kam votëbesimin e PD, që sa kohë që Partia Demokratike, të mos ketë besimin te unë, ajo se çfarë është e rëndësishme nuk është votëbesimi, apo ndryshimet e shijeve që kemi me njëri tjetrin, por çfarë i ofrojmë ne shqiptarëve. Cila është oferta jonë për shqiptarët, ta ndëshkojnë ata këtë kastë politike, të votojnë mo si njerëz civil të 2024 të 2025, ky është testi i vërtetë i besimit. Nëse do të ketë ide, draft propozime, absolutisht po, tërhiqemi ne dhe pranojmë atë që thotë secili prej anëtarëve të opozitës. Edhe opozitat mund të kenë shije, mund të kenë preferenca, por një çështje mund dhe duhet të na bëjë bashkë, si tiu japim shqiptarëve forcën  për ti pasur aleatë përballë regjimit”, tha Alibeaj.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB