Politikë

Sot mblidhet Komisioni i Posaçëm për Zgjedhoren, grupi Berisha-Bardhi nuk merr pjesë

Gjatë ditës së sotme, mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore pritet të prodhojë pak rezultat

E.K
Sot mblidhet Komisioni i Posaçëm për Zgjedhoren, grupi
oerd bylykbashi, damian gjiknuri dhe enkelejd alibeaj

TIRANË- Për herë të parë pas afro dy vitesh, këtë të premte do të mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, në kulmin e debatit në radhët e opozitës. Mbledhja e thirrur nga dy bashkëkryetarët Enkelejd Alibebaj dhe Damian Gjiknuri, në orën 11:00, pritet që të zhvillohet pa një pjesë të anëtarëve të Komisionit që i përkasin grupit të Rithemelimit.

Axhenda e mbledhjes nuk bëhet e ditur, ndërkohë që figuron ende anëtare e Komisionit ish-deputetja Grida Duma. Në një koment të shkurtër për ZËRIN, deputeti Oerd Bylykbashi tha se grupi Berisha-Bardhi nuk e njeh përbërjen aktuale të këtij komisioni, ndërsa gjatë ditës së sotme grupi parlamentar do të ketë një tjetër mbledhje, për të koordinuar kërkesat që ata do të kenë për Reformën.

“Komisioni me përbërjen aktuale është i papranueshën, ndaj ka edhe krizë. Çështjet e thelbit kërkojnë një tjetër trajtim”, tha Bylykbashi për ZËRIN, ndërsa refuzoi që të përgjigjej në lidhje me kërkesat konkrete që grupi i tij kërkon të ndërmerren në kuadër të Reformës.

Antëtarët nga PD në Komisionin për Reformën Zgjedhore

Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar)

Oerd Bylykbashi (anëtar)

Grida Duma (anëtar)

Dashnor Sula (anëtar)

Kreshnik Collaku (anëtar)

Lindita Metaliaj (anëtar)

Seladin Jakupllari (anëtar zëvendësues)

Ervin Salianji (anëtar zëvendësues)

Eralda Bano (anëtar zëvendësues)

Më herët, grupimi i Rithemelimit ka kërkuar ndryshimin e përbërjes së komisionit, duke vendosur në krye Oerd Bylykbashin. Kjo është dhe një nga shkaqet që opozita ka radikalizuar qëndrimin e saj në Kuvend prej datës 21 Tetor. Kërkesa e pjesës më të madhe të deputetëve të opozitës, për zëvendësimin e bashkëkryetarit u rrëzua nga mazhoranca, e cila ka zgjedhur vijimin e bashkëpunimit me grupin e Lulzim Bashës. Këta të fundit janë shprehur për ndryshimin e sistemit, për të cilin duhen më shumë se 90 vota, dhe për t’u realizuar kërkohet me doemos përfshirja e të gjitha faksioneve.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB