Politikë

“Harrojeni super-sekretarin”, nis me debate komisioni hetimor në shëndetësi, PS: Të mos bëhemi qesharakë

Vokshi akuzoi socialistët se po i bëjnë shantazh stafit të Kuvendit, përfshirë sekretarin e këtij komisioni

E.K
“Harrojeni super-sekretarin”, nis me debate komisioni hetimor
Albana Vokshi

TIRANË- Ka nisur me debate mbledhja e sotme e Komisionit për koncensionet në shëndetësi, mes kryetares Albana Vokshit, dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. Përplasjet kanë nisur qoftë për orarin e mbledhjes së sotme, qoftë për rolin që ka sekretari i komisionit.

Po ashtu në mbledhjen e sotme do të caktohen ekspertët që do ndihmojnë hetimin parlamentar dhe institucionet që do t’i drejtohen për informacion.

DEBATET: 

Albana Vokshi: Paralelisht me këtë mbledhje janë duke u zhvilluar dy mbledhje shumë të rëndësishme, për anëtarësimin në NATO, ku në 1 Prill u bë realitet një prej ëndrrave të popullit shqiptar, si dhe kishim kërkesë nga deputetët e Shkodrës, për të nderuar heronjtë e fjalës së lirë, që u vranë në datën 2 Prill. Gjetëm mosdakordësinë nga mazhoranca për të shtyrë mbledhjen e këtij komisioni, unë kërkoj që të mbajmë 1 minutë heshtje në nderim të 4 heronjve të demokracisë.

Sekretari i komisionit hetimior të koncensioneve në shëndetësi: Mos të bëhemi qesharakë, që sot e nisët mbledhjen me vonesa, për shkak se kishin harruar axhendën që kishit. Më vjen keq kryetare që bazoheni në thashetheme korridoresh, që i thoni sekretarit të Komisionit që të mos zbatojë ligjin. Takimi informal që është bërë me sekretarinë e komisionit, ka qenë kërkesa për zbatimin e ligjit. Unë ju sugjeroj që ta ktheni këtë komision në shinat e ligjit, vetë e caktuat orën 10 për mbledhjen e këtij komisioni, tregohuni korrekte.

Ndreca: Tendenca e komisionit duhet të jetë zbatimi i ligjit. Më vjen keq që kryetarja vijon me konferencat për shtyp që nuk i shërbejnë punës. Më vjen keq dhe nuk po krijojmë dot komunikim me njëri-tjetrin.

Vokshi: Unë të informoj sekretarin? Mendoni se do monopolizoni drejtimin e komisionit me sekretarin? E mbani veten për jurist. Ndryshe hajd e ikim të gjithë se të gjitha punët i bëka sekretari. Ligji do zbatohet pikë më pikë. Sekretari është për çështje administrative. Harroni shantazhet ndaj stafit, stafi është në mbështetje të deputetëve, sekretari të zbardhë vendimet. Nuk është supersekretarë, të kryejë detyrat e sekretarit. Vendimet i merr ky komision.

Ndreca: Po thyeni etikën! Ku e ke marrë të drejtën për të ndërhyrë. Për të qenë eficentë, a mund të kalojmë te rendi i ditës, se këto deklaratat si shërbejnë askujt.

Vasili: Në seancë plenare ne nuk kemi votuar sekretarin, nëse duan që të bëjnë komisionin e sekretarit, ta bëjnë vetë. Vendimmarrja është këtu, nuk do e miratojë sekretari gjetjet dhe raportin.

Vokshi: Formulari i deklarimit për konfliktin e interesit, ftoj deputetët anëtarë të firmosin këtë deklaratë, që mund të kenë qenë pjesë e proceseve të ndryshme, s’mundet të jenë këtu – hetimi parlamentar të bëhet pa pasur askënd këtu që publiku të mund të aludojë që do të pengojë hetimet e këtij komisioni. Mjekët më kanë thënë që njëra anëtare e komisionit s’mund të hetojë veten se ka qenë pjesë

Ndreca: Po shkelni detyrën, ka rend dite. Ngrini duart se jemi kundër kësaj pike.

Vokshi: Po ju jeni nënkryetar, nuk mund ta hidhni ju në votim.

Ndreca: Zbatoni ligjin, po shkelni detyrën. Ka një rend dite, ju nuk mund të bëni asnjë veprim jashtë rendit të ditës. Nuk kemi ardhur te dëgjojmë fjalimet e PD

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB