
Oresti Berberi (majtas) gjatë procesit zgjedhor
DURRËS- Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, reagime kanë ardhur edhe nga opozita. Kryetari i Forumit Rinor Demokrat në Durrës, Orest Berberi ka kërkuar mbajtjen e përgjegjësive pas kësaj humbje.
“Zgjedhjet u humbën, justifikime njësoj si Lul Basha nuk ka më. Përgjegjësinë ta mbajnë ata që e kanë”, shkruan ai.
Në daljen e tij të parë publike, kryedemokrati Sali Berisha nuk la të kuptohej për dorëheqjeje. Në fjalën e tij para mediave nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk bëri asnjë koment për humbjen, por u dha kurajo numëruesve të numërojnë çdo votë të hedhur në kuti./ZËRI
Poll