Politikë

Dhunimi i avokatit/ Balla përplaset me Gjekmarkajn: E përdoret politikisht, njësoj si kur u vra Azem Hajdari

Sipas ministrit reagimi i PD për dhunimin e avokatit, ishte i njëjtë me reagimin që kryedemokrati Sali Berisha bëri në atë kohë për vrasjen e Hajdarit ku akuzonte kryeministrin e kohës Fatos Nano si urdhërues të ekzekutimit. 

E.K
Dhunimi i avokatit/ Balla përplaset me Gjekmarkajn: E përdoret
Taulant Balla

TIRANË- Diskutimet për projektligjin e Sistemit të Adresave, kanë përplasur politikisht këtë të enjte deputetin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj dhe ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Kjo pasi diskutimet devijuan në dhunimin barbar të avokatit Sokol Mëngjesi një ditë më parë. Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij akuzoi qeverinë se nuk po bën sa duhet për parandalimin e ngjarjeve kriminale pasi është e korruptuar. Në përgjigje, Balla tha se Partia Demokratike u mundua ta përdorë politikisht ngjarjen, por e vërteta ishte ndryshe. Po ashtu, Balla u kthye pas në kohë, në shtator të 1998, ku u vra deputeti demokrat Azem Hajdari. Sipas ministrit reagimi i PD për dhunimin e avokatit, ishte i njëjtë me reagimin që kryedemokrati Sali Berisha bëri në atë kohë për vrasjen e Hajdarit ku akuzonte kryeministrin e kohës Fatos Nano si urdhërues të ekzekutimit. 

Agron GjekmarkajPërpjekja për sistemimin e adresave duhet marrë shumë seriozisht. Adresë ka krimi, që godet për vdekje avokatin e liderit të opozitës, një profesor universiteti, ish-dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Sokol Mëngjesin. Organet e sigurisë publike kanë humbur adresën e sigurisë publike dhe parandalimit të krimit. Një vend që qeveriset nga korrupsioni s’ka adresë.

Taulant BallaMu kujtua fabula e studentit të biologjisë që kishte mësuar vetëm mizën dhe iu përgjigj për mizën edhe kur e pyetën për lopën. Te ligji i adresave iu desh të shkoni të rruga Mustafa Matohiti, kati i 8, për të shkuar te një fjalë që të buroi nga shpirti për Berishën. Ua qaj hallin, e vuani shumë këtë fakt. Si nënkryetar i parë i PD. S’do kisha reaguar aspak nëse edhe ju nuk do kishit rënë në pellgun e baltës që familja Berisha vetë Sali Berisha dhe zëdhënësit e Berishës nxituan dje të përdornin politikisht një ngjarje të rëndë. Për Berishën kjo nuk është e re. Mbani mend, ju jeni i ri Gjekmarkaj në PD, por nëse i hidhni një sy historisë, brenda PD kjo ngjarja e djeshme më ngjau me reagimin e parë të vetë Sali Berishës dhe zëdhënësve sapo në 12 shtator 1998 u vra lideri historik i vërtetë Azem Hajdari. Kur ende policia po administronte vendin e krimit, njeriu doli në konferencë dhe emërtoi Fatos Nanon si urdhërues të vrasjes. Historia tregoi gjithçka ndryshe, drejtësia konfirmoi gjithçka ndryshe. Prisja sot nga ju, si numri 2 i PD, të vinit këtu dhe të thonit nuk ishte kështu, kjo është ngjarje e rëndë, para pak minutash kam biseduar me doktorët, bime të gjithë dakord që kjo është një prej atyre ngjarjeve që brenda 10 orësh është zbardhur e gjithë skena e krimit, përfshirë edhe porositësin. Rasti në fjalë është rast tipik q ëmë kujton Pasi në 18:00 Policia doli në komunikim publik, mendova që pasi policia e bardhi ngjarjen do kishte një reflektim. Përsëri te rruge e Salës e njëjta histori, u porosit nga Rama, u ekzekutua nga Balla. Më falni, po shqiptarët ca i dini budallenj.

Për ngjarjen policia ka ndaluar shtetasin Dritan Nano, që dyshohet se është dhe organizator i sulmit, ndërsa u vetëdorëzua njëri prej dhunuesve, Dorian Alia. Ky i fundit në dëshminë e tij para grupit hetimor, ka thënë se ata nuk kanë dashur që ta vrasin avokatin apo ti rrezikojnë jetën, por t’i japin një mesazh. Në kërkim për sulmin mbeten ende 3 persona: Romario Tabaku, Elton Kasaj dhe Drivald Alia. Për kapjen e tyre, policia e Tiranës ka dhënë një shpërblim prej 20 mijë eurosh. Në pamjet e sulmit ndaj avokatit Mëngjesi, shihet se ai goditet me shqelma në kokë, edhe pse qëndronte i shtrirë në derën e kopshtit. Shkak për sulmin dyshohet se është bërë një pagesë që nuk i është kryer nga klienti Dritan Nano, pasi ky i fundit kishte fituar të drejtën e pronësisë, për një truall në zonën e liqenit, ku tashmë ishte bërë pronar i një apartamenti. Konflikti me Mëngjesin, për pagesën e pakryer, kishte bërë që Nanos t’i bllokohej apartamenti nga përmbarimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB