Politikë

ID e skaduara/ Berisha dhe Meta: Përjashtimi i mbi 6 mijë qytetarëve nga e drejta e votimit, krim elektoral

Ish-kryeministri, Sali Berisha sqaron se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit.

f.t
ID e skaduara/ Berisha dhe Meta: Përjashtimi i mbi 6 mijë
Ilir Meta dhe Sali Berisha

HIMARË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar mosvotimin në zgjedhjet e Himarës për qytetarët që i ka skaduar karta e identitetit, si një krim të shëmtuar elektoral të kryeministrit Edi Rama. Ish-kryeministri, Sali Berisha sqaron se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit. Berisha sqaron se pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit. Kreu i PD-së ka akuzuar kandidatin e Partisë Socialiste, Vangjel Tavo se ka shtuar në listat e votimit qindra qytetarë nga Dropulli e Saranda.

Postimi i Sali Berishës:

Përjashtimi nga votimi i qindra e qindra qytetarëve të Himarës, një akt antikushtetues Të dashur miq, me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lujuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytatarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës. Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea. Sqaroj këtu qytetarët se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit. Përjashtimi i qindra zgjedhësve nga e drejta e votimit, ndryshimi i qëllimshëm dhe i programuar i qendrave të votimit të qindra qytetarëve, shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga Dropulli, Saranda apo pasunarve të vilave turistike të bregut janë veprime mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë direkt Edi Ramën dhe Vangjel Tavon për krim të shëmtuar elektoral. Partia Dmokratike dënon me forcën më të madhe këto akte të rënda antikushtetuese të Edi Gjipes dhe kukullës së tij Vangjel Tavo dhe i garanton se drejtësia vonon, por nuk harron.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se aktet që synojnë që të shkatërrojnë zgjedhjet e lira duhet që të dënohen ashpër. Meta e cilëson përjashtimin pretekst nga qeveria, përjashtimin e 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit.

Postimi i Ilir Metës:

Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumentave të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve Shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga bashki të tjera, ndryshimi i programuar i qendrave të votimit, ndarja preferenciale për qëllime elektorale të titujve të pronësisë, zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, me banditë, presione, shantazhe dhe para të pista janë akte mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale. Duke dënuar me forcë aktet që synojnë të shkatërrojnë standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Himarë, u bëj thirrje të gjithë himariotëve të vrapojnë në këto orë të mbetura drejt qendrave të votimit për të mbrojtur Himarën dhe ndëshkuar grabitësit e tokave të tyre.

 

Poll

MOS HUMB