Politikë

'Inceneratorët i dërgoi tek Ilir Meta'/ Ahmetaj: Konspiracion, Rama nuk e ka besuar

Në fjalën e tij tha se dosja ka dalë nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, por e gjitha sipas tij u trillua për ta bërë "kokë turku".

k.m.
'Inceneratorët i dërgoi tek Ilir Meta'/ Ahmetaj:
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur për çështjen e inceneratorëve. Për 'Çim Peka Live', Arben Ahmetaj tha se teorinë e konspiracionit se ishte ai personi që ia dha dosjen kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e përdori kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij tha se dosja ka dalë nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, por e gjitha sipas tij u trillua për ta bërë "kokë turku". Ndryshe do të dilnin emra të tjerë nga dosja. Sipas Ahmetaj, nëse hetohet procedura, përfundojnë të gjithë të hetuar nga SPAK.

Arben Ahmetaj: Goditja ndaj meje ka nisur herët. Kam pasur disa përplasje me kryeministrin, disa profesionale, aq sa lexon edukata. Teoria e konspiracionit që unë kam dorëzuar dosjen tek Ilir Meta dhe ambasada amerikane është furnizuar nga Veliaj dhe Belinda Balluku. Unë nuk e besoj që Edi Rama e ka besuar se është më i zgjuar se kaq. Këtë histori e ka besuar Lefter Koka dhe Mirel Mërtiri. Dosja ka qenë objekt hetimi nga KLSH. U përdor si justifikim për tu gjetur koka e turkut. U ndërtua goditja dalë ngadalë. Filloi gjithë tymnaja që jo ka dhënë dosjen. Miqtë e mi e thoshin me keqardhje në tavolina, sikur i vinte keq për mua, si të habitur. Nuk e besoj që Ed Rama e ka besuar, por e ka përdorur për të gjetur një njeri që sipas tij ti vendosë tapë çështjes së inceneratorëve. Unë e njoh shumë mirë Edi Ramën. Procedurat i përfshijnë të gjithë, a ka vendime për bonueset? Po, ka. Unë jam i vetmi që nuk kam firmosur. S'kam bërë as prokurim. Po të ishte me procedurë do të ishte për të gjithë. Po të kapej procedura nuk ka më puzzle për inceneratorin.

Poll

MOS HUMB