Politikë

Kaosi në Kuvend dhe incidenti me Açkën, PS kërkon përjashtimin e Nokës dhe Bardhit

Po ashtu masë disiplinore është kërkuar dhe për incidentet e regjistruara këtë të mërkurë në Komisionin e Medias, ku Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kishin një përplasje të fortë me deputeten Flutura Açka, të cilën nuk e lanë të fliste dhe i hoqën mikrofonin.

E.K
Kaosi në Kuvend dhe incidenti me Açkën, PS kërkon
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar këtë të mërkurë përjashtimin nga punimet e Kuvendit, për deputetët demokratë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, në lidhje me incidentet e shkaktuara në seancën e 15 janarit në Kuvend. Dy deputetët penguan vijimin e seancës normale pasi bllokuan foltoren e Kuvendit dhe ndezën zhurmues.

Po ashtu masë disiplinore është kërkuar dhe për incidentet e regjistruara këtë të mërkurë në Komisionin e Medias, ku Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kishin një përplasje të fortë me deputeten Flutura Açka, të cilën nuk e lanë të fliste dhe i hoqën mikrofonin.

Po ashtu për shkak të tensioneve në seancë, Presidenti i Republikës, i cili do ti drejtohej me një fjalë përshëndetëse Kuvendit, në nisjen e sesionit të ri nuk e mbajti dot fjalimin, duke e shtyrë një orë më vonë në selinë e Presidencës. Po ashtu në sallë ishin të pranishëm edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, Alastair King Smthi dhe Karl Bergner./ZËRI

Poll

MOS HUMB