Politikë

“Ishte iniciatori për djegien e mandateve”/ Meta i përgjigjet Bashës: Gënjen edhe kur fle gjumë

Lulzim Basha ndryshe nga sa ka pretenduar Meta deri më tani, tha se kreu i PL-së ka qenë një nga shtytësit më të mëdhenj të aksionit për djegien e mandateve në 2019-ën.

k.m.
“Ishte iniciatori për djegien e mandateve”/ Meta i
Ilir Meta

FIER- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur akuzës që iu bë mëngjesin e sotëm nga kreu i Partisë Demokratike (asaj të vulës), Lulzim Basha. Ky i fundit, ndryshe nga sa ka pretenduar Meta deri më tani, tha se kreu i PL-së ka qenë një nga shtytësit më të mëdhenj të aksionit për djegien e mandateve në 2019-ën. Këtë pretendim të Bashës, Meta e ka ironizuar duke u shprehur se sipas tij, tashmë të gjithë e dinë që Basha gënjen. 

“Edhe këtë e ka thënë Lulzim Basha. Normal unë mesa duket e kam iniciuar unë djegien e mandateve për t’i krijuar mundësin Edi Ramës që të kishte 130 deputetë që të më shkarkonte mua si president, akt që i duheshin vetëm 94 vota. Se kush është Lulzim Basha, e dimë të gjithë, e dinë gjithë shqiptarët. Është njeri i braktisur dhe i përbuzur nga të tërë për aktet e rënda të vetëdijshme të tradhtisë që ka bërë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve duke lënë vendin pa opozitë, për shërbimet e pafundme të këtij regjimi. Të gjithë e dinë që zgjedhjet vendore u shtynë nga presidenti Meta në atë kohë me kërkesë të Bashës dhe premtimin se do të hynte në zgjedhjet, datë të cilën e caktoi vetë. Atëherë si shpjegohet që e vetmja parti opozitare që nuk u regjistrua në KQZ ishte vetëm ajo e Lulzim Bashës, dhe pse iu kërkua vazhdimisht. Lulzim Basha dhe kur fle, gënjen,”- tha Meta.

Në një konferencë për mediat sot, Basha tha se mandatet ishin ideja ishte e Metës, e gjitha që të 'ndihmonte' kryeministrin Edi Rama, por nuk u ndal më gjatë në këtë pikë.

"Mandatet? Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve, disa si Meta hedhin gurin fshehin dorën, këtë bëri pas 12 janarit, pastaj shkoi u puth me Ramën në Shkodër. Meta është përfituesi më i madh i pushtetit të Ramës. Këtë po e bëjnë për veten e tyre,"-tha Basha.

Ndërkohë që deri më tani, versionin e Metës, e mbështet vetëm bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi./ZËRI

Poll

MOS HUMB