
TIRANË- "Gjykata Kushtetuese nuk mund ti thojë parlamentit se si të votojë", kjo ishte deklartata e bërë nga Kryeministri Edi Rama në lidhje me votimin e fundit në Kuvend, ku mazhoranca votoi kundër dërgimit të çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Kushtetuese për shqyrtim legjitimiteti. Rama tha se Kushtetuesja e kishte në dorë shqyetimin e mandatit dhe nuk doli me vendim. Sipas tij, Parlamenti është sovran. Deklaratën e bëri i ftuar në "Report Tv".
Edi Rama: Pse nuk doni ta kuptoni rastin. Nuk ka të bëjë votimin në parlament me personin. Ka të bëjë me faktin se siç e kanë shkruar çdo ekspertë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i pazbatueshëm. GJK nuk e ka as detyrën dhe as të drejtën që ti thotë parlamentit si duhet të votojë për një rast apo një tjetër, sepse parlamenti është sovran. Nuk funksionon kështu, është e qartë. GJK e kishte aty çështjen bëri një gjykim në themel dhe nuk dha vendim për heqjen e mandatit, nëse do kishte dhënë do ishte e padiskutueshme. Nuk e pengonte askush, gjithë ky konfizion ishte mes opozitave që çuan dy kërkesa të mbivendosura mbi njëra-tjetrën për të treguar se kush është i vërteti. Ata janë në luftë kush është i vërteti, kush është i gënjeshtri./ZËRI