Politikë

“Jeni kthyer në noterë të qeverisë”, Bardhi akuza deputetëve socialistë: T’ju vijë turp

E.K
“Jeni kthyer në noterë të qeverisë”, Bardhi
gazment bardhi ne kuvend

TIRANË- Seanca e sotme e Kuvendit, e cila u ndërpre deri në orën 12 e 30, u shoqërua me debate, edhe pse në sallë mungonte kryeministri Edi Rama. Opozita ka kundërshtuar ndryshimin e rregullores së Kuvendit, si dhe komisioneve parlamentare, duke e cilësuar këtë një tentativë të mazhorancës për kapjen e të gjithë sektorëve. Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, u shpreh se deputetët e PS-së janë kthyer në noterë të qeverisë.

Bardhi u shpreh se në Kuvend po votohen ligje klienteliste dhe të propozuara nga oligarkët.

Kreu i Grupit të PD-së theksoi se “ky është shqetësimi që ka Kuvendi, keni kaluar lige të shkruara në kompjuterin e Klodian Zotos, nuk ka shqetësim Kuvendi në organizohet në 8 apo 10 Komisione”.

Gazment BardhiNuk mund të ecim tha parafolësi me strukturën e vjetër të Komisioneve Parlamentare, a thua se shqetësimi i vetëm që ka ky Kuvend. Ky krah i shumicës parlamentare janë kthyer në noter të qeverisë, në këtë Kuvend me vota të maxhorancës votohen ligje klienteliste, të propozuara nga oligarkët.

Ky është shqetësimi që ka Kuvendi. Keni kaluar lige të shkruara në kompjuterin e Klodian Zotos, nuk ka shqetësim Kuvendi në organizohet në 8 apo 10 Komisione.

Sa i takon ndryshimeve të Rregullores, duhet t’ju turpërojë si Kryetar i Kuvendit. Ndryshimet diktohen nga kreu i ekzekutivit, pasi gjithë verës i diktoi strukturat pushtetit lokal, pasi i dikton vendimet gjyqtarët e prokurorëve, e i sulmon. Kuvendi i diktohet ekzekutivit. Ku ndodh dhe del Kryeministri thotë që Kuvendi organizohet sipas Këshillit të Ministrave. Nuk është një partiak. Doli dhe tha që ju kemi lënë më shumë fusha përgjegjësie.

Poll

MOS HUMB