Politikë

Jo vetëm ndeshje! Emigrantët shfaqin banderolën në sfidën Shqipëri-Itali: Dua të votoj, nga diaspora

Në stadium u pa një poster i stërmadh nga shqiptarë të diasporës që bënë thirrje për të drejtën e votës në zgjedhjet parlametnare të vitit të ardhshëm.

f.t
Jo vetëm ndeshje! Emigrantët shfaqin banderolën në
pamje nga stadiumi

GJERMANI-Përveç atmosferës dhe numrit të lartë të shiqptarëvë në stadium në përballjen e parë të kombëtares me Italinë, është vënë re edhe një banderolë e madhe. Në stadium u pa një poster i stërmadh nga shqiptarë të diasporës që bënë thirrje për të drejtën e votës në zgjedhjet parlametnare të vitit të ardhshëm.

“Dua të votoj 2025, nga diaspora”, ishte mesazhi që u shfaq në shakllët e stadiumit “Signal Iduna Park”.

Emigrantët kanë shtuar thirrjet e tyre që të votojnë në zgjedhjet për vendin e tyre gjë e cila nuk ka marrë akoma një përgjigje. Vota e diasporës është kthyer në çështjen më "të nxehtë" të diskutimeve lidhur me Reformën e Re Zgjedhore. Partia Socialiste ka propozuar që shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të votojnë nëpërmjet postës dhe zarfi me fletën e votimit duhet të ketë mbërritur në KQZ jo më vonë se ditën e votimit. Ndërkohë në një takim të fundit Opozita e Bashkuar ka propozuar që diasporës t’i mundësohet jo vetëm votim, por edhe kandidim në zgjedhje. /ZËRI

Poll

MOS HUMB