
TIRANË- Gazment Bardhi zyrtarizoi këtë të martë bashkimin me Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, pasi ky i fundit nga arresti i shtëpisë i hapi rrugën ndryshimeve statutore. Nga dita e sotme Gazment Bardhi do të jetë nënkryetar i PD-së.
Gjatë mbedhjes së sotme ajo që u vu re ishte mungesa e Jorida Tabakut. Për shkak të postit që ajo mban si kryetare e Komisonit të Integrimit Europian, Tabaku kalon automatikisht në Kryesi me ndryshimet e reja.
Por Jorida Tabaku si duket nuk ka pranuar të jetë pjesë e kësaj kryesie, pasi nuk ka marrë pjesë në mbledhje. Pritet që ajo të mos marrë pjesë as në mbledhjet e ardhshme në kushtet kur ende nuk është pozicionuar qartë në PD e Rithemelimit./ZËRI