Politikë

Jozefina Topalli mungoi në seancën e parë të Kuvendit! Djali i saj kurorëzoi me martesë dashurinë në Vatikan

Djali i deputetes thekson se kanë marrë edhe bekimin e Papës

F.I
Jozefina Topalli mungoi në seancën e parë të Kuvendit! Djali
Genar Topalli, Cindy Marina dhe Jozefina Topalli

TIRANË-Tre deputetë të Partisë Demokratike, munguan në seancën e parë plenare, ku 135 nga 140 deputetë të zgjedhur më 11 Maj u betuan. Konkretisht në seancë nuk ishin të pranishëm Albana Vokshi, Oerd Bykykbashi dhe Jozefina Topalli. Për mungesën e kësaj të fundit, është mësuar se ndodhet në Itali, pasi këtë fundjavë djali i saj Genar Topalli kurorëzoi me martesë dashurinë me modelen Cindy Marina në një ceremoni private në Vatikan. 

Vetë djali i deputetes Jozefina Topalli, Genari ka shpërndarë foto nga ceremonia, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga sot nis një kapitull i ri. Ai thekson se kanë marrë edhe bekimin e Papës, që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.

“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme, lumturi dhe shumë dashuri. Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës - një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm. Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim”,-shkruan Genari.

Jozefina Topalli mungoi në seancën e parë të Kuvendit! Djali

Jozefina Topalli mungoi në seancën e parë të Kuvendit! Djali

Jozefina Topalli mungoi në seancën e parë të Kuvendit! Djali

Jozefina Topalli mungoi në seancën e parë të Kuvendit! Djali

Jozefina Topalli mungoi në seancën e parë të Kuvendit! Djali

Deputetët të cilët munguan në çelje të kësaj legjislature, mund të betohen në seancën e radhës./ZËRI

Poll

MOS HUMB