Politikë

Peleshi nis negociatat për ndryshimin e Rregullores dhe komisionet...Java e nxehtë e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë?

Kuvendi i Shqipërisë pritet të ketë një javë instensive, të ngarkuar dhe tensionuar.

zh.ll
Peleshi nis negociatat për ndryshimin e Rregullores dhe komisionet...Java e
kuvendi i shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet t'i dërgojë Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, dekretet e ministrave të rinj të cilët i shpalli më 11 shtator gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Kuvendi i Shqipërisë pritet të ketë një javë instensive, të ngarkuar dhe tensionuar.

Kryetari i sapozgjedhur, Niko Peleshi, do të thërrasë të hënën kryetarët e grupeve parlamentare, ku do t’u kërkojë emrat për përbërjen e kryesive dhe anëtarësisë e komisioneve dhe përbërjen e organeve të tjera si Byroja apo delegacionet. Ndërkohë, të martën është parashikuar një seancë plenare për votimin e anëtarësisë së komisioneve, gjithshtu do të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, përfshirë dhe skemën e re të komisioneve parlamentare. Mësohet se gjatë seancës së paradites do të ngrihet Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, për të vijuar më pas në një seancë të dytë pasdite ku do të votohet rregullorja e re. 

Nga ana tjetër, pritet që të jetë depozituar në Kuvend programi i qeverisë dhe dekretet për kabinetin e ri qeveritar nga ana e kryeministrit Rama.

Ditën e mërkurë, Niko Peleshi do të mbledhë Konferencën e Kryetarëve, ku vendoset koha për debat për qeverinë dhe programin. Dy të ditët në vazhdim, të enjten dhe të premten, pritet të zhvillohet në një seancë maratonë debati për programin qeverisës, emrat e ministrave dhe votimi i tyre. Po ashtu të premten pasdite, qeveria e re do të betohet pranë Presidentit Bajram Begaj.

Seanca e parë plenare e Parlamentit të ri u zhvillua ditën e djeshme, në dy faza. Gjatë paradites, në orën 10:00, seanca u duk se nisi aty ku kishte mbetur legjislaturën e kaluar, mes tensionve dhe përplasjeve. Seanca zgjati vetëm 24 minuta, për t'u rikthyer sërish në orën 17:00 të pasdites. Në fazën e dytë të seancës, u betuan 138 deputet nga 140 në total, përveç Tom Doshit dhe Sabina Jorgo, të cilët hoqën dorë nga mandati i tyre si deputetë.

Pas betimit të deputetëve, u zhvillua menjëherë votimi i fshehtë për zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit, një proces që u bojkotua nga opozita, të cilët në vend të fletëve të votimit hodhën në kuti pankarta ironizuese. Megjithatë, Niko Peleshi grumbulloi 84 vota pro dhe 3 kundër, nga 87 deputetë që morën pjesë në votim, duke u zgjedhur kështu kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë për katër vitet e ardhshme.

E gjithë seanca e djeshme, deri përpara zgjedhjes së Peleshit, u drejtua nga Vasil Llajo, si më i vjetri pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut, këta të fundit të cilët refuzuan të merrnin këtë rol.

PS hyn me 83 deputetë, nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 prej tyre prurje të reja. PSD hyn me 3 deputetë, partia “Mundësia” me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria./ZËRI

Poll

MOS HUMB