Politikë

Kërkoi leje për në Kuvend/ Gjykata e Lartë rrëzon Sali Berishën! 'Shpresa' e vetme...Kushtetuesja

Tashmë i mbetet vetëm një shkallë gjyqësore, Gjykata Kushtetuese. Nuk dihet ende nëse Berisha do të drejtohet në Kushtetuese.

E.K
Kërkoi leje për në Kuvend/ Gjykata e Lartë rrëzon Sali
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët kërkuan leje që kryedemokrati të shkojë në Kuvend. Në seancën që ka nisur prej orës 14:30, togat e zeza kanë rrëzuar Berishën. Kreu i PD ka kërkuar dhe më herët leje për të shkuar në Kuvend në Gjykatënbe Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por sërish është rrëzuar. Tashmë i mbetet vetëm një shkallë gjyqësore, Gjykata Kushtetuese. Nuk dihet ende nëse Berisha do të drejtohet në Kushtetuese.

Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë "Arrest shtëpie", dhënë nga Gjykata e Posaçme, pasi Berisha refuzoi të respektonte masën më të lehtë të sigurisë të dhënë më herët nga GJKKO, atë të "Detyrimit të paraqitjes". Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani". Po në "Arrest shtëpie", ndodhet dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet për "Korrupsion aktiv", dhe "Pastrim parash". Berisha dhe më herët ka kërkuar përjashtimin nga gjykimi të Irena Gjokës, por dhe leje për të shkuar në Kuvend, të dyja janë hedhur poshtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB