
TIRANË- Debati për Kontrollin e Lartë të Shtetit vazhdon në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Në mungesë të opozitës, në Komisionin e Ekonomisë, debati dhe përplasja është zhvendosur mes socialistëve. Viti 2024 po shkon drejt mbylljes, por Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar ende rezolutën për Kontrollin e Lartë të Shtetit, me kërkesat që duhet të përmbushë ky institucion brenda vitit. Në takimin e sotëm, draft-rezoluta solli debate mes deputetëve të maxhorancës.
Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kërkoi me ngul ndryshime në strukturën e KLSH. Madje kërkoi që KLSH të bënte më mirë detyrën për të monitoruar auditët e brendshëm të institucioneve që sipas tij, kontrollohen nga drejtuesit ose korruptohen.
"Kemi auditin e brendshme të insitucioneve ekzekutive që lë shumë për të dëshiruar. Në disa raste edhe është korruptuar. KLSH ka përgjegjësi për të audituar auditët e brendshëm që në sektorë kyç janë korruptuar aq sa janë kthyer në problem dhe në shqetësim,"-tha në fjalën e tij deputeti.
Në kolegu i tij, Alban Xhelili tha se në raste të tilla duhet përdorur denoncimi.
“Nëse keni element korruptiv ose që ka të korruptuar, shumë bukur ai që e di, të shkojë t’i denoncojë,"-tha ai, deklaratë që solli reagimin e Braçes: Unë funksionoj me informacion, nuk funksionojë me spiun. Tani kanë 10 muaj në një drejtori atje, çfarë bën audituesi 10 muaj në një drejtori?
Por kërkesa e socialistit iu duke e tepërt edhe Frrok Gjinit, i cili u shpreh se auditit nuk mund t'i përcaktohet koha që do të kryejë detyrën.
“Po kërkoj transparencë në përcaktimin e afatit dhe të argumenteve për shtyrjen e afatit,”-sqaroi më tej Braçe.
Në fund të mbledhjes së komisionit, as kësaj herë nuk pati një dakordësi për objektivat që do t'i vendosin KLSH./ZËRI