Politikë

Kombëtarja 'ngec' punimet e Kom. Hetimor në Shëndetësi, Vokshi: Socialistët janë në Gjermani! Institucionet nuk përgjigjen

Në një konferencë për mediat, Vokshi tha se socialistët kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për të parë ndeshjet e kombëtares.

E.K
Kombëtarja 'ngec' punimet e Kom. Hetimor në
Albana Vokshi

TIRANË- Mbledhja e parashikuar për këtë javë e Komisonit Hetimor në Shëndetësi, për koncensionet e “Sterilizmit” dhe “Check-up”, ka dështuar. Si arsyeje për këtë dështim, kryetarja e Komisionit Albana Vokshi rëndit mungesën e deputetëve të Partisë Socialiste. Në një konferencë për mediat, Vokshi tha se socialistët kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për të parë ndeshjet e kombëtares. Ndërkohë akuzoi institucionet (Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Detyrueshëm Shëndetësor), të cilave u ka kërkuar prova për koncensionet se bëjnë ping-pong me njëra-tjetrën dhe nuk japin përgjigje.

Vokshi tha se FKDSH ka deklaruar në përgjigje pëtr Komisonin se nuk ka dokumentacion dhe asnjë kontratë.Ndër të tjera, Vokshi tha se nëse "do refuzojnë të kthejnë përgjigje për kërkest e dërguara nga komisioni hetimor, kjo do përbëjë shpërdorim detyre dhe do të ndërmerren hapat për këdo që pengon punën dhe do vijojë me kallëzimet penale për këdo që do tentojë të pengojë punën e komisionit".

Albana Vokshi: Nuk u zhvillua mbledhja e komisionit hetimor në shëndetësisë sepse deputetet e mazhorancës nuk ndodhen fare në Shqipëri. Pra vajtja në Gjermani për ta përbën më shumë interes sesa interesi publik për përbërjen e transparencës në lidhje me dy aferat e mëdha check up dhe sterilizimi. Po ashtu dua t’ju them se kanë ardhur si përgjigje e shkresave për prova të miratuara, kanë ardhur materiale voluminoze nga ana e institucioneve, por një pjesë e mirë e përgjigjeve nga institucionet, dua të përmend dy nga institucionet më të rëndësishme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor nuk kanë dhënë përgjigje për pyetjet apo provat që ne i kemi kërkuar. Bëjnë ping pong me njëra tjetrën sepse i kemi adresuar pyetjet në lidhje me kontratat dhe ndryshimin e kontratave. Fondi thotë që nuk kam dokumentacion dhe asnjë kontratë. Ne na thotë adresohuni tek ministria e Shëndetësisë, e cila na thotë që është përgjigjur Fondi. Nëse do refuzojnë të kthejnë përgjigje për kërkest e dërguara nga komisioni hetimor, kjo do përbëjë shpërdorim detyre dhe do të ndërmerren hapat për këdo që pengon punën dhe do vijojë me kallëzimet penale për këdo që do tentojë të pengojë punën e komisionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB